Publikuar me : 23.10.2011 Ne :
Kronike - 31 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Valixhja me lëndën narkotike
Një 17-vjeçar nga Tirana u arrestua në Tepelenë teksa transportonte në valixhen e tij një sasi prej 5 kg hashash. 17-vjeçari me inicialet Z.I. po udhëtonte me autobus nga Gjirokstra drejt Tiranës.
Sipas policisë, dyshohet që lënda narkotike ishte blerë në Lazarat dhe po transportohej drejt kryeqytetit. Ajo u gjet në bagazhin e autobusit, e paketuar dhe e futur në një valixhe.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar personat, të cilëve u është blerë lënda narkotike.