Publikuar me : 24.10.2011 Ne :
Politike - 54 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Presidenti Topi i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut të tij turk, Abdullah Gyl, për jetët e humbura nga tërmeti i djeshëm në lindje të Turqisë.
“I nderuar Zoti President,
Me hidhërim thellë mësova mbi dëmet e mëdha njerëzore dhe materiale në disa qytete pas tërmetit në pjesën lindore të Turqisë, ku humbën jetën mbi 200 qytetarë turq.
Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe të të humburve, si dhe të gjithë popullit mik të Turqisë. Në këto çaste të vështira theksoj se populli shqiptar ndihet pranë jush dhe ndan dhimbjen tuaj për këtë fatkeqësi të madhe natyrore.
Shpreh solidaritetin e popullit shqiptar me Ju, në këto çaste, duke shpresuar që pasojat e dëmeve do të kapërcehen në një kohë sa më të shkurtër”, – shkruhet në mesazhin e kreut të shtetit.