Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Terrorizon qytetin me bresheri automatiku, ndalohet 26-vjecari

Publikuar me : 28.08.2010 Ne : Kronike - 149 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Policia ka arrestuar te premten, Ilia Havon. Per 30 minuta ne gjendje te dehur ai ka qelluar me automatik ne ajer


GJIROKASTER - Arrestohet nje shtetas i cili ne gjendje te dehur ka terrorizuar banoret e qytetit Libohove me te shtena ne ajer me nje arme automaktike qe e mbante pa leje. Nderkohe policia ka sekuestruar nje arme zjarri kallashnikov, nje arme gjahu, nje thike te permasave te medha, dy karikatore me fisheke dhe nje numer gezhojash. Mesohet se rreth ores 22 00 te se enjtes, banore te Libohoves kane njoftuar policine se nje shtetas po qellonte ne ajer me nje arme automatike kallashnikov.


Ne vendngjarje jane nisur forca te shumta te policise nderkohe qe pas hetimeve paraprake ka rezultuar se ne lagjen Teqeja e Mehalles, nje shtetas ne gjendje te dehur ka gjuajtur ne ajer ne drejtime te ndryshme per rreth 30 minuta me nje arme zjarri automatike kallashnikov dhe me pas eshte larguar porsa ka mberritur policia.


Nga ana e grupit hetimor eshte bere fiksimi i gezhojave ne vendngjarje dhe eshte marre informacion ne lidhje me autorin. Specialistet per Parandalimin dhe Hetimin e Krimit ne Komisariatin e Policise Gjirokaster kane marre informacion ne rruge operative per autorin e mundshem, ku per shkak te erresires nuk eshte bere e mundur kapja e tij gjate nates, pasi ishte larguar nga banesa.


Gjate oreve te para te mengjesit te se premtes eshte bere i mundur identifikimi dhe me pas arrestimi i autorit te kesaj ngjarjeje dhe konkretisht shtetasit Ilia Havo, 26 vjec, lindur dhe banues ne Libohove. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij eshte gjetur nje arme gjahu pa leje, si dhe ne automjetin e tij tip Benz me targa greke eshte gjetur dhe sekuestruar nje arme e ftohte thike, e permasave te medha.


Ndersa arma e zjarrit me te cilen autori kishte gjuajtur ne ajer u gjet rreth mesdites se bashku me dy karikatore ne nje zgaver guri rreth 50 metra larg shtepise. Havo u arrestua nen akuzat e prishjes se rendit dhe qetesise publike, si dhe te mbajtjes pa leje te armeve te zjarrit dhe municioneve luftarake, te armeve te ftohta dhe armeve te gjahut.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 31 here.
Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucionPolicia e Tiranës, foto arkiv Një adoleshente është zhdukur në mënyrë të mistershme, pasi ka shkur në shkollë dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Babai i saj e ka denoncuar në policinë e Tiranës zhdukjen e vajzës së tij. Beqir Visha nga Zall Bastari tregon se që prej të mërkurës pasdite vajza, 17-vjeçare nuk është kthyer në shtëpi dhe ai mendon se është rrëmbyer. Visha tregon dyshimet se vajzën e tij mund ta kenë rrëmbyer për ta dërguar më pas jashtë për...Lexo te gjithe artikullin »


» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja
» Zvicerania Fure pyetet tre ore ne prokurori per “mashtrimet”
» Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor
» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit