Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Teuta siguron titullin e dimrit ne Pogradec

Publikuar me : 18.12.2011 Ne : Sport - 83 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Endi Tufa

Me fitoren 2-1 të marrë në Pogradec, skuadra e drejtuar nga Hasan Lika shpallet kampione dimri një javë përpara përfundimit të fazës së parë. Ky sukses nuk ka qenë i lehtë për durrsakët, pasi erdhi në fund të takimit me anë të një 11-metërshi të shndëruar në gol nga Osmani. Në terren tejet të rënduar për shkak të reshjeve të shumta, pogradecarët e mbyllën me fitoren 1-0 pjesën e parë, ndërsa durrsakët përmbysën gjithçka në të dytën, në fillim me Çotën e më pas me Osmanin. 11-metërshi në favor të Teutës nervozoi lojtarët pogradecarë në fushë dhe tifozët në tribunë. Ndeshja përfundoi mes tensioneve dhe protestave të vendasve që degjeneruan deri në atë pikë sa që ishte shumë pranë dhunimit gjyqtari Jorgji.

Shkëlqim Muça e nisi mbarë dhe me një fitore shumë të thellë aventurën vlonjate. Flamurtari shkatërroi 5-0 Shkumbinin, falë dhe ideve dhe taktikave të reja që solli trajneri kryeqytetas. Nga dy gola shënuan Progri me Lenën dhe në fund i riu Telushi mbyll goleadën.

Skënderbeu mori një fitore komode në “Loni Papuçiu” duke mundur 5-1 Apoloninë. Pjesa e parë ka përfunduar 2-0 me gola të Muzakës dhe Shkëmbit nga pika e bardhë e penalltisë. Fierakët mbeten me 10 vetë në minutën e 45-të, pasi në rastin e penalltisë Mehmetaj ndëshkohet me kartonë të kuq. Në pjesën e dytë korçarët shënojnë edhe tre gola të tjerë, ku bie në sy ai i brazilianit Riberio, që ndonëse erdhi me shumë bujë, u shndërrua në anonim në Korçë. Agastra shënoi golin e nderit për fierakët.

Edhe pse me vështirësi, Tirana e spanjollit Hulian Rubio fiton, siguron 3 pikë dhe mban diferencën me Teutën kryesuese. Bardheblutë mundën 1-0 Laçin, falë gabimit të portierit laçjan, të cilit i rrëshqiti topi nga duart dhe Morina e shtyu në rrjetë. Vetëm 1 ditë më parë lojtarë tëTiranës patën një takim me kryebashkiakun Basha nga i cili morën premtimin se gjithcka do të rregullohet.

Bylisi fiton 4-2 me Tomorin, i cili e ka të pamundur të regjistrojë dy rezultate pozitive radhazi. Ballshiotët me këtë tripikësh shkojnë në kuotën e17 pikëve duke u rënditur në vendin e gjashtë, ndërsa beratasit mbeten sërish të parafundit me 8 pikë.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Salihi, i padeshiruari qe u kthye ne idhull

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 38 here.
Salihi, i padeshiruari qe u kthye ne idhullEdmond Sufaj Lojtari i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është kthyer në një idhull tek skuadra e tij DC Junajtid në kampionatin amerikan. Kanë mjaftuar katër gola në pesë ndeshjet e tij të fundit me skuadrën, që Salihi, nga një i padëshiruar të kthehet në idhullin e kësaj skuadre. Kalimi i tij nga Rapidi i Vjenës tek skuadra e Uashingtonit u konsiderua blerja më e rëndësishme e kësaj skuadre. Por fillimi i tij nuk ishte i suksesshëm, pasi ambientimin me futbollin...Lexo te gjithe artikullin »


» Blater Percaktuesi i fituesit me penallti tragjedi, nevojitet zgjidhje alternative
» Qerimaj me doping Produktin e bleva ne supermarket
» Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore
» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit