Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Thatesira, KESH blen 4 200 ton karburant per TEC-in e Vlores

Publikuar me : 28.11.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 54 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga Emirjon Senja

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po përpiqet të gjejë burime të tjera energjie përveç hidrocentraleve dhe importit të saj nga jashtë. Agjencia e Prokurimeve Publike lajmëron për një super tender të shpallur nga TEC Vlora, i financuar nga KESH, për blerje të gazoilit për të gjithë vitin e ardhshëm me vlerë totale 709 milionë lekë (7 mln dollarë). Njoftimi është bërë dy ditë më parë në faqen elektronike të APP-së duke ftuar të interesuarit për të dhënë ofertat.

Kjo është sasia më e madhe e karburantit të blerë deri më tani për TEC-in e Vlorës, i cili është venë në punë vetëm në gusht të vitit të kaluar. TEC Vlora vendoset në punë në një periudhë të vështirë që po kalon Korporata Elektroenergjetike Shqiptare për furnizimin e sistemit me energji 24 orë, duke qenë guri i fundit për t’u përdorur për të mos lejuar përkeqësimin e situatës. HEC-et e Drinit janë në kuotën e tyre më minimale, ndërkohë që çmimi i energjisë në treg varion nga 65 deri 70 euro megavati duke bërë që KESH-it t’i duhen çdo ditë e më tepër fonde.

Deri më tani, TEC-i Vlorës është shfrytëzuar me kapacitet të ulët duke u ruajtur më shumë si një rezervë energjetike për shkak të kostos së lartë që ka prodhimi i një kilovati energji në të. Por përballë kostos së madhe në arkën e KESH-it të importeve, shtrenjtimit të përditshëm të energjisë në tregje si dhe uljes së nivelit të kaskadës së Drinit, e cila është furnizuesja kryesore e Shqipërisë me energji, duket se korporata ka vendosur të shfrytëzojë edhe TEC-in e Vlorës.

Sipas kontratës së shpallur, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi që të dërgojnë ofertat deri më datë 11 janar i këtij viti, ditë edhe kur do të zhvillohet edhe tenderi. Nxitimi për të futur sa më parë në punë TEC-in e Vlorës duket edhe në kohën që i ka lenë korporata fituesit të mundshëm për sigurimin e sasisë prej 4 200 ton gazoil. Kompania do të ketë vetëm 20 ditë kohë për të dërguar në Vlorë, të gjithë këtë sasi që nga dita kur do të shpallet fituese.

TEC-i

TEC-i i Vlorës përfundoi së ndërtuari vitin e shkuar, ndërkohë që ka hyrë në prodhim në verën e këtij viti. Në gusht u prodhuan 13.6 milionë kilovatë/orë, në shtator 24.5, ndërsa në tetor 12.4 milionë kilovat/orë. Ai ka një fuqi të instaluar prej 97 megavat dhe mund të prodhojë deri në 2 milionë kilovat/orë energji elektrike në ditë ose 752 mijë megavat/orë në vit. TEC-i ishte konceptuar të kishte një kapacitet tre herë më të madh, ndërkohë që deri më tani është ndërtuar vetëm blloku i parë.

Nëse do të punonte me kapacitet të plotë, energjia e TEC Vlorë së prodhuar në një ditë është e barabartë me rreth 9 për qind të konsumit total të energjisë elektrike të Shqipërisë në këto ditë. KESH lajmëron se konsumi ka kaluar mbi 22 milionë kilovat/orë në ditë. Nëse do t’i vinim një çmim, energjia e prodhuar për një vit nga TEC Vlora vlen aktualisht në treg rreth 50 milionë euro.

Por më shumë se efektiviteti i kësaj energjie në rrjet, vendosja në punë e TEC-it të Vlorës në punë mundëson administrim më të mirë të kaskadës së Drinit sipas ekspertëve të fushës. Sidomos në kushtet kur ka rënie të nivelit të ujit. Kjo për faktin se për të prodhuar një kilovat energji kur niveli është i ulët duhet më shumë ujë se sa kur kaskada është plot. Kështu, duket se KESH-i po vendos në punë me urgjencë TEC Vlorën për të ruajtur edhe ato pak ujë që ka mbetur nëpër hidrocentrale.

Grafik inat dori

TEC-i pritet të fillojë nga pune me kapacitet të plotë nga janari shkurti i vitit tjetër për të stabilizuar disi gjendjen alarmante për energji elektrike. KESH ka filluar importin që në pranverën e këtij viti për shkak të thatësirës dhe mungesës së ujit nëpër HEC-e

752 mijë MW                      Prodhimi vjetor

97 MW                                  Fuqia e instaluar

2 mln kWh                           Prodhimi ditor

9 perqind të konsumit                   Përbën energjia e prodhuar nga TEC-i

Energjia e TEC-it me kosto shumë të lartë

TEC-i i Vlorës është ndërtuar me një teknologji bashkëkohore dhe mund të përdoret me naftë, gas natyror apo gaz të lëngshëm. Sipas ERE-s, më e favorshme është përdorimi i gazit natyror për shkak të çmimit më të ulët krahasuar me gazin e lëngshëm, i cili duhet transportuar në kushte specifike duke shtuar kështu koston.

Problemi kryesor i TEC-it është kostoja e lartë me të cilën e prodhon ai një kilovat energji elektrike. Sipas studimit të Entit Rregullator të Energjisë të publikuar disa muaj më parë, kostoja e prodhimit të një kilovati energji elektrike nga TEC Vlora varion nga 13 deri në 15 lekë sipas llojit të lëndës djegëse që përdoret. Kjo është një shifër shumë e lartë krahasuar me koston me të cilën e prodhon KESH-i një kilovat/orë nëpërmjet hidrocentraleve apo çmimit me të cilin shitet sot energjia në treg. Në ditet e sotme, një kilovat energji kushton të paktën 0.65 cent/euro, një çmim i lartë ky gjithsesi.

Megjithatë, KESH-it do t’i leverdiste më mirë që t’a blinte jashtë energjinë se sa ndezja e TEC Vlorës. Por futja e tij në punë shërben për administrimin më të mirë të HEC-eve të Drinit dhe të sistemit në përgjithësi. Për shkak se ndodhet në jug të vendit, furnizimi i kësaj zone me energjinë e prodhuar nga TEC Vlora sjell humbje më të pakta në rrjet se sa furnizimi me energjinë e hidrocentraleve në veri.

 

 

 

 

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 67 here.
Durres, Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit