Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Thelbi i krizes, varferia shpirterore dhe ideore

Publikuar me : 12.06.2011 Ne : Kuriozitete - 189 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Une shume nga defektet serioze te berjes politike tek ne i shoh te varferia ideore e shpirterore, te mungesa e vizionit, per formimin e te cilit nuk ka mjet tjeter me te mire dhe me te efektshem nga filozofia, - thote profesor Servet Pellumbi ne kete interviste per Shekullin.


Zoti Pellumbi, ne fillim te marsit 2011 botuat Fjalorin filozofik, fryt i nje pune shumevjecare, sic thoni ne parathenie. Por vitet e fundit kini botuar edhe libra te tjere te natyres filozofike si Globalistika-Refleksione per nje epoke, Filozofia e aktualitetit, Bashkebisedim per politiken etj. Eshte kjo shprehje e pasionit tuaj per filozofine apo forme e largimit nga politika?


- Ne pergjigje te pyetjes suaj do te deshiroja te theksoja, se vertet duket dicka paradoksale qe ne situaten e tensionuar politike, qe ekziston prej dy vjetesh tek ne, e cila u thellua me tej pas zgjedhjeve vendore te 8 majit 2011, te gjesh kohe per te folur dhe shkruar per filozofine, madje per te ardhmen e saj. Ne te vertete, une shume nga defektet serioze te berjes politike tek ne i shoh te varferia ideore e shpirterore, te mungesa e vizionit, per formimin e te cilit nuk ka mjet tjeter me te mire dhe me te efektshem nga filozofia. Pra, ju siguroj se nuk eshte forme e largimit nga politika.


Pikerisht angazhimi i gjate ne politike, pa perjashtuar pasionin per filozofine, me ndihmon te shoh qe tek ne ka nje lloj percmimi per kulturen filozofike, sepse ajo rendom njejesohet me ideologjine, me marksizmin, me stalizmin, me politiken pa ide dhe me propaganden. Kjo nuk mund te mos kete ndikimin e vet negativ deri dhe ne cungimin e pafalshem te studimit te filozofise ne sistemin tone arsimor dhe pergatitjen e specialisteve per fushen e filozofise.


Dicka unikale, nese do tu referoheshim pervojave te vendeve me demokraci te zhvilluar. Nderkohe, nje mangesi e tille nuk mund te mos jete pergjegjese per varferine ideore dhe shpirterore, te cilen do ta quaja si nje nga format me te renda te varferise, e cila me virulente shfaqet ne fushen e politikes qe prej shume vjetesh nuk realizon dot as zgjedhje te lira, te ndershme e demokratike.


Por edhe ne bote vihen re debate per rolin e filozofise, madje flitet per fundin e filozofise njelloj si per mitologjine. Profesor, cfare komenti mund te beni per kete?


Eshte e vertete dhe e natyrshme qe te kete debate, por fakte e pervoja te shumta tregojne se as sot dhe as ne te ardhmen nuk mund te behet fjale per ndonje fund te filozofise, ne kuptimin qe gjithcka eshte mbyllur me filozofine e Hegelit dhe se pas ketij kulmi skemi gje tjeter vecse nje perseritje te merzitshme.


Vertet, gjate gjysmes se dyte te shekullit te kaluar qasjet pragmatiste, sidomos ne fushen politike, ua ngushtuan mjaft hapesirat studimeve me karakter te mirefillte filozofik aq sa u mendua se ne stadin modern te shoqerise filozofia, ashtu si mitologjia, shnderrohet ne vlere te kapercyer dhe del nga skena e njohjes dhe e praktikes shoqerore. Ne te vertete, realiteti, qofte dhe vetem i dekades se pare te mijevjecarit te trete, deshmon ne favor te filozofise.


Ne favor te ketij pohimi flet edhe nje fakt i tille i kohes sone. Sot, pervec levizjes se njohur boterore antiglobaliste, ne vende te ndryshme si ne France, Spanje, Greqi etj., po shfaqet edhe nje dukuri tjeter e re, qe perfaqesohet nga levizje qe perfshijne kryesisht te rinjte, te cilet organizohen permes rrjetit social, apo Facebook-ut per te protestuar e kontestuar realitete te caktuara politike e sociale dhe shtrojne kerkesa qe shkojne deri te nevoja e nje Revolucioni etik.


E tille eshte, ne thelb edhe ajo e Te rinjve te indinjuar ne Shqiperi, te cilet te pa kenaqur nga kolapsi politik dhe ekonomik dhe mungesa e shpreses, sidomos per te rinjte, nepermjet Facebook-ut kane arritur ne perfundimin se, nese ngrihen mbi dallimet dhe bashkojne forcat, gjerat mund e duhet te ndryshojne per te ndertuar edhe ne Shqiperi nje shoqeri me te mire.


Pritet qe levizje te tilla sociale, qe kapercejne kufijte e shteteve duke shfrytezuar teknologjite e reja, te marrin ne te ardhmen permasa edhe me te medha dhe te shnderrohen ne formen kryesore te pjesemarrjes demokratike, te kontrollit, iniciatives dhe ndikimit qytetar. Nderkohe, spontaniteti dhe fryma anarkiste, qe haset ne keto levizje, dikton nevojen e nje vizioni te ri per te ardhmen, qe ne thelbin e vet ka per te qene i natyres filozofike.


Nuk eshte e rastit qe futurologe te njohur boterisht e quajne mijevjecarin e trete mijevjecar te filozofise. Kjo, nder te tjera shoqerohet dhe me rritjen e pergjegjesise se individeve te lire per te iluminuar e ruajtur interesat vetjake dhe per te ndjekur lumturine ne kushtet e epokes se globalizimit, qe porsa ka nisur dhe qe sipas percaktimit te O.Kenic-it perfaqeson, ne thelb, nje bote pa kufij.


Cili eshte vizioni i filozofise per globalizimin apo boten pa kufij dhe a mos tingellon si nje ceshtje shume abstrakte per njerezit e zhytur ne hallet e jetes se perditshme. Çdo tu sugjeronit atyre?


Nuk ka nje mendim unik per globalizimin, e megjithate pranohet pergjithesisht se behet fjale per nje epoke qe do tia ndryshoje faqen botes, sidomos destinacionin dhe rolin e qyteterimit dhe te njeriut modern, duke vene ne themele, madje dhe te politikes se dites, nivelin moral te politikes, njerezishmerine, bashkepunimin dhe jo konfliktin, ndervartesite shumedimensionale dhe permasat gjeopolitike, sintezen e te kundertave, njejesimin e dallimeve sociale, politike e kulturore midis njerezve, rritjen ekonomike dhe te mireqenies si rrjedhoje e nje tipi tjeter prodhimi, organizimi dhe drejtimi te tregtise boterore dhe te transaksioneve financiare, si dhe te teknologjise se informacionit, te raporteve midis shteteve dhe komuniteteve, te nje gjuhe tjeter komunikimi midis kundershtareve, midis te fortit dhe te dobetit etj.


Thene ndryshe, kerkohen modele te reja te sjelljes politike, te te kuptuarit te politikes si dhe te berjes politike. Dhe, ne kete rrafsh, mund ta gjejne veten edhe ata hallexhinjte qe permendet ju ne pyetjen tuaj, sidomos per te kuptuar te drejtat e tyre kushtetuese, qofte dhe vetem me te thjeshten, peshen e votes se tyre, e cila duke u bashkuar me voten e te tjereve, jep apo heq pushtet.


Mjere lideri qe harron qe i erdhi koha te ike


Objektivi yne kombetar, sic dihet, eshte integrimi ne Bashkimin Europian, por duket sikur politika konkrete tek ne ne plan te pare ve interesat parciale te partive apo dhe te lidereve te vecante. A mund te trajtohen qendrime te tilla si kunder rrymes, si antiintegruese, antiglobaliste?


Kuptohet, proceset qe zhvillohen sot kane edhe anen e kundert, rritjen e propabiliteteve dhe te papercaktueshmerise per grupe sociale, parti dhe lidere te caktuar sepse behen burim rreziqesh, tronditjesh, polarizimesh dhe krizash per interesa te caktuara e sidomos per ato te dyshimtat.


Ne raste te tilla na vjen perseri ne ndihme filozofia qe pohon, se ne analize te fundit, per njerezimin, pra dhe per ne qe si hap te pare synojme integrimin europian, nuk ka zgjidhje tjeter, vecse te pranojme karakterin kalimtar te gjendjes, te arritjeve dhe mangesive te sotme, natyren kontradiktore te ecjes perpara drejt integrimit, me qellim qe te veprojme te bashkuar dhe te nderhyjme aktivisht per ta kontrolluar, drejtuar e balancuar procesin e zhvillimit ekonomik e social te vendit ne perputhje me interesat themelore te krijimit te nje jete te denje shoqerore pa hequr dore nga shumellojshmeria dhe konkurrimi.


Nderkohe, filozofia na e ben te qarte se askush, as ai apo ata qe mendojne se bejne edhe diellin edhe shiun me politiken e tyre, nuk mund te luftojne kunder kohes, sepse ajo rrjedh pashmangerisht ne nje drejtim dhe e ben te domosdoshem, jo me nderrimin e lidereve, por dhe vete nderrimin e epokave dhe fshirjen e kufijve midis qyteterimeve. Ja pse qenia realist dhe fryma kritike perbejne shpirtin e mendimit dhe te kultures filozofike. Mjere kush e harron kete!


Profesor, le te shkojme ca me perpara drejt te ardhmes. Ju ne librin Globalistika..., kur beni fjale per shoqerine e ardhshme e quani ate shoqeri e dijes, e informacionit. A mund te sqaroni per lexuesit se cperfaqeson ajo dhe cili do te jete vendi dhe roli i filozofise?


Ende nuk mund te themi ndonje gje me saktesi apo ezauruese se cdo te perfaqesoje filozofia ne shoqerine e informacionit, qe do te jete, e ritheksoj, nje forme e re dhe e panjohur e shoqerise, ne te cilen burim pasuror nuk do te jene kapitali, toka apo puna, por truri, kurse informacioni dhe dijet do te jene ne rolin e mjeteve te prodhimit qe krijojne vlera dhe pasuri permes produktivitetit, masivitetit dhe inovacioneve.


Vecse, padyshim, zhvillime te tilla kerkojne doemos konvergjenca te thella politike e sociale dhe nje stad te ri te zhvillimit te demokracise per te cilin duhet te mendohet qe sot. Ne nje hulli te tille zhvillimi leviz, ne thelb, edhe Fryma e kohes, filozofia e se ardhmes, e cila nuk i kthen shpinen tradites filozofike te mijevjecareve, qe tashme perbejne historine e saj, por qe merr persiper te ndihmoje, qe njerezit te kuptojne se jeta reale edhe ne epoken e re te globalizimit, ndryshe nga matematika, nuk u ofron gjithnje zgjidhje logjike dhe te arsyeshme.


Kjo e ben te domosdoshme qe njerezit vete te jene te afte per kreativitet, per ti gjetur dhe realizuar mundesite reale dhe te arsyeshme ne kushtet e nje paqeje te qendrueshme dhe permes nje evolucioni te gjate reformash e programesh qe do te evitonin nje spirale tjeter te historise se lufterave shkaterrimtare dhe te revolucioneve te dhunshem. Ne nje zhvillim te tille te mundshem e racional, injorances, hasmit numer nje te Familjes njerezore, do ti ngushtoheshin hapesirat, per pasoje realiteti do te behej i arsyeshem dhe arsyeja realitet, kurse Filozofia do te behej funksionuese dhe do te mund te realizohej parashikimi i Platonit, qe bota tu nenshtrohej ligjeve morale te vendosur nga bashkesia dhe qe mund te drejtohej nga filozofet, apo nga nje lidership moral.


Vetem mbi bazen e nje postkulture te tille, adekuate me epoken e shoqerise se dijes, qyteterimi boteror mund tia dale mbane qe te nderthure kulturat, idete, besimet, shpirtrat, te perballoje rreziqet globale dhe te instaloje dashurine dhe tolerancen ne vend te urrejtjes dhe konfrontimit.


Por le te zbresim nga qielli ne toke, le te kthehemi ne kohen tone, kur njerezit, jo vetem tek ne, jane te zhytur tej mase ne politike; kur sasia merr me shume rendesi se cilesia; kur koha shperdorohet dhe jeta realisht veshtiresohet, por ne pamje te pare duket shume me e lehte per tu jetuar; kur kultura e larte eshte duke u ngushtuar e reduktuar perdite e me shume nga kultura masive dhe nga ngecja ne rutinen e perditshme; kur me shpesh bashkohen inatet sesa mirekuptimet; kur te rinjte nuk kuptojne boten e politikes se prinderve te tyre dhe mendojne se e ardhmja e tyre gjendet diku gjetke; kur ka probleme serioze per te bashkuar nje shoqeri me diversitet, kurse menaxhimi i diversitetit, shpesh edhe ne vendet me demokraci te zhvilluar, duket i deshtuar; kur demokracia, krahas vlerave qe mbart, prodhon ende shume populizem dhe demagogji; kur teknologjia e internetit ka hapur shume dyer, e megjithate shume njerez hyjne dhe dalin nga ky thesar pa gje, madje me te varfer.

Te gjitha keto deshmojne se filozofia nuk mund te mos ruaje destinacionin e vet themelor si mesuese per jeten, si nxitese e nje alternative te arsyeshme, si frymezuese e dashurise per dije dhe si konsulentja me e afte, me e gatshme dhe me e pergjegjshme per fatin e botes dhe te njeriut modern si qenie e arsyeshme.


Te mendosh mire, te flasesh mire dhe te besh mire


Mesa kuptova nga shpjegimet tuaja z. Pellumbi, ju thoni se lipset nje filozofi tjeter, e cila pritet qe te zhvillohet ne te ardhmen dhe qe te jete adekuate per shoqerine e informacionit, pse a nuk do te mjaftonte qe te pershtatnim ate qe njohim nga historia e filozofise?


Me kini kuptuar drejt. Situata e krijuar, duket gjithsesi, se nuk ka shume nevoje per sistemet e renda filozofike te se kaluares, qe synonin te perfshinin e te shpjegonin gjithcka, por as dhe per tu vene ne kerkim te thelbit te qenies, te vleres se lirise, te shoqerise se hapur dhe te zhdukjes se formave te ndryshme te huajesimit, qe pa dyshim, jane te rendesishme edhe per filozofine e se ardhmes, por qe jane trajtuar ne menyre origjinale e gati shteruese nga nje numer filozofesh e shkrimtaresh te shquar gjate shekullit te kaluar dhe qe e ruajne freskine dhe vleren e tyre edhe per te ardhmen.

Nderkohe, me interes te vecante me duket nje variant i filozofise se njeriut, qe nuk e ve theksin aq te shpjegimi i dukurive te epokes se sotme - sepse ne te vertete globalizimi sjell nje lloj thjeshtesimi te realitetit - sesa te ndryshimi i njeriut dhe i mjedisit ne te cilin ai, tradicionalisht, eshte mesuar te jetoje dhe te punoje.


Arsyetimi me i pergjithshem, qe e mbeshtet kete, lidhet me faktin se sot njerezit kane nje kuptim tjeter te te qenit ne bote, nderkohe jane shume te pa pergatitur per transformimin e thelle qe po ndodh para syve te tyre, sidomos per mutacionet e dijes, te teknologjive te reja dhe te praktikes shoqerore.


Njerezit e zhytur ne politiken e dites, ne sherre per gjera te vockla e meskine, apo ne konsumizmin e shoqeruar nga reklamat zhurmuese qe ekzagjerojne gjithcka, nuk e kuptojne se si vete qenia e tyre i ben te njehershem apo te bashkekohshem, qytetare te rajoneve te tera te integruara apo dhe te botes si nje e vetme, gjithnje dhe me e mbipopulluar prej nga rrjedhin te drejta e angazhime, por dhe rreziqe globale, detyra e pergjegjesi te reja me te medha.


Te rrethuar nga gjithcka virtuale, njerezit, bie fjala, harrojne natyren, pasojat e renda mjedisore, te qenit ne boten reale, nevojen per tjetrin dhe te qenies te bashkuar, kurse objektet dhe bukurite e natyres u duken si te ndonje planeti tjeter, vetem me vlera soditese dhe qe nuk meritojne kujdes dhe mbrojtje!


Ne nje situate te tille shpetimi i botes, varet nga tri gjera te mendosh mire, te flasesh mire dhe te besh mire (Nice). Ne kete funksion Nice perdori edhe konceptin e filozofise si shkence aplikative, nje shans qe, sipas tij, do ta kishte pas 100 vjeteve filozofia e mbinjeriut, e cila etiketohej, shpesh, si filozofia e nje te cmenduri!


Ne te vertete me kete koncept Nice apelonte fuqishem per problemin e njeriut dhe kerkonte qe ky te ndihej i plotfuqishem dhe te pushonte se u ndjere i frikesuar nga dija, te mos maskonte me dobesine e tij si ligj moral, por te gjente kurajen qe te thyente zinxhirin e imperativit ju duhet te... dhe ti perkushtohej nje jete te ndershme me mosbesim nxites qe con ne rritje te aftesive per zbulim dhe per iniciativa... George Steiner, nje kerkese kulturore te ngjashme, ne vitet 70-te te shekullit te kaluar, do ta quante gjyq te ndergjegjes ne emer te vlerave etike absolute.


Per ne sot koncepti filozofi aplikative thjesht duhet te presupozoje nje lloj postfilozofie qe synon aftesimin e njeriut te se ardhmes qe te dije te kete dhe te ruaje nje kendveshtrim pozitiv e racional per jeten, te dije te zgjedhe ne realitetin virtual ne te cilin ai eshte i detyruar te jetoje, te dije te shohe perpara dhe te vazhdoje te ndryshoje vetveten dhe boten pa u sakrifikuar per nje kauze te humbur.


Ne kete rrafsh, detyre paresore pritet te jete arritja e nje sinteze te re dialektike ne mes filozofise antropologjike, filozofise se veprimit dhe filozofise se moralit. Gjithsesi, behet fjale per nje filozofi te re funksionuese, qe e ve gishtin te idete kritike, mbi te keqijat politiko-shoqerore dhe krizat globale te epokes, si dhe te idete racionale qe duhet te udheheqin njerezimin per bashkeveprim drejt nje bote me te mire e me te sigurt, drejt rendit social te se nesermes qe ka per te qene shume me i ndryshem nga rendi demokratik i sotem qe vazhdon te jete pushtet i kapitalit,i parave dhe i konsumit.


Madje, mund te supozohet qe ne epoken, me te madhe nga gjithe te tjerat, shoqeria ka per te ndryshuar aq shume saqe 1. Shteti do te jete vetem nje entitet moral (Aristoteli); 2. Morali - Kushtetute e saj; 3. Dimensioni njerezor do te kete trajten e nje Demokracie morale, 4. Filozofia - ne rolin e Etikes se mirefillte sociale.


Per te kuptuar me tej permasat e nje transformimi te tille thelbesor te qyteterimit nuk do te ishte e tepert te nenvizohej, se behet fjale, jo per individe qe u dhurohen disa te drejta me shume e nuk dine cte bejne me to, por per individe plotesisht te cliruar e me vertetesi individuale karshi vetes, behet fjale jo per shoqeri te vetekenaqur, ne te cilen ai qe ka para ka gjithcka, kurse ai qe ka vetem dijet eshte hallexhiu qe do pune, por per shoqerine e hapur, per shoqerine e dijes dhe te informacionit ne te cilen njeri plotesisht i zhvilluar, me te vertete i njerezuar, nuk eshte ai qe ka shume, por ai qe eshte shume (E.Fromm). Çeshtja se si do te arrihet deri ne kete nivel mbetet e hapur dhe objekt per kerkime filozofike me te thelluara.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mishmashi i arsimit shqiptar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 25 here.
Agim Fjolla Në Londrën e para pavarësisë shqiptare lindi një debat publik pas vjedhjes së një prej galerive private të artit që zotëronte një koleksion të veçantë veprash nga rilindja italiane. Roja i turnit të natës i ishte dorëzuar gjumit dhe këtë dobësi të moshës e kishte përdorur hajduti i cili vodhi plot pesë piktura. Kjo ngjarje shërbeu si nisje e një debati ku përzihej detyrimi moral me detyrimin ligjor ku njëra palë e hidhte rojën në anën e fajtorëve...Lexo te gjithe artikullin »


» Puna e mjekut flet me shume
» Ambasada ne Itali na ka mbyllur deren
» Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda
» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit