Dibra eshte krahine e gjere, e ndare nga kufiri ne dy pjese Dibra e Vogel dhe Dibra e Madhe.
Krahina e Dibres shquhet per natyren e bukur e te pasur me pyje , lumenj, lugina me toka pjellore, male shkembore qe mbartin minerale te vyer, per malin me te larte ne Shqiperi Korabin (2751m), per lumin me rezerva te medha energjetike Drinin e Zi...Ne dimer klima eshte e ashper, me debore e ngrica, me te ftohta dritheruese e murrlan..., ndersa ne vere klima eshte e kendshme, e fresket...
Njerezit e Dibres jane punetore e te zgjuar, muratore e minatore te zote, bujq te mire. Dibra ka agronome, inxhiniere, artiste, por nuk mungojne shkrimtaret, artistet e studiusit... Shume burra e gra te shquara kane dale nga gjiri i dibraneve qe kane bere emer dhe histori ne fusha te ndryshme te jetes...
Ne Dibren e Vogel, ne Dibren tone, ndodhen dy qytete Peshkopia e Bulqiza (bashki) e disa qyteza (komuna) Zerqani, Maqellara, Shupenza... Emri me i degjuar jashte vendit, madje dhe me shume i degjuar se Peshkopia apo Dibra (e Madhe), eshte Bulqiza. Dy emra dibrane njihen jashte Shqiperise, pothuaj ne tere Boten Skenderbeu dhe Bulqiza. Thone historianet se Kastriotet e kane zanafillen ne Diber dhe aty ka lindur Gjergj Kastrioti i thirrur Skenderbe. Qysh nga shek. XV e deri sot pothuaj ne te gjitha gjuhet e botes eshte shkruar e shkruhet per bemat e historine e tij. Madje na e kane aq zili sa duan te na e marrin jo vetem nga Dibra, nga Shqiperia, nga Kosova, por dhe nga historia, gjuha e kombi yne. E mbajten ne atdheun e tij historianet shqiptare Marin Barleti, Fan Noli, A. Buda, K. Frasheri, F. Hadri, S. Pulaha, H. Kaleshi, K.Bicoku etj, si dhe shume studius te huaj si papet e Romes, Z. Valentini, M. Shuflaj, K. Jirecek, A. Ducellier, A. Taloci, A. Gegaj, F. Pall, F. Thirieti, I. Pisko, G.I. Petrovitch, A. Cutolo, M. Spremic, N. Jorga e te tjere historiane gjermane, austriake, hungareze, rumune, polake, ceke, angleze, amerikane...
Shume i sigurt, madheshtor dhe i patronditur qendron, Masivi Ultrabazik i Bulqizes, qe lindi, zgjeroi e zmadhoi qytetin e Bulqizes, te lidhur dhe te shkrire me minieren e tij. Qyteti shtrihet ne te dy anet e Rruges Automobilistike Burrel-Peshkopi, pikerisht ne territorin e fshatit te dikurshem Bulqize ne lartesine 750 m. mbi nivelin e detit dhe paralele me rrjedhen e siperme te lumit Zalli i Bulqizes. Numeron mbi trembedhjete mije banore. Bulqiza eshte nje stacion clodhje per udhetaret me autobuse, per shoferet e automjeteve qe vine nga Tirana e Burreli. Pasi ngjitin te perpjeten rraskapitese Burrel-Klos-Bulqize kane nevoje te ndalen, te freskohen, te clodhen. Bulqiza u afron gjithcka qe ka, por ka pak. Ne Bulqize nuk ka restorante te kohes, luksoze, nuk ka hotele shume kateshe. Jane te gjitha modeste, te nje province te larget, te humbur e sikur ska emer. Te huajt, por shpesh edhe zyrtaret e Tiranes, mberrijne ne mengjes, mbarojne pune shpejt dhe kthehen ne mbremje ne Tirane. Pse? Mungojne kushtet, komforti i kohes. Bulqiza shume e pasur, qe ka pasuruar e zhvilluar te tjeret , per vete ka mbetur si hirushja e perhitur.
Minerali qe del nga zemra e Bulqizes, tash 63 vjet, ka shkuar e shkon edhe sot e kesaj dite, si mineral por edhe si lingota ferro-kromi, ne Evrope e ne Azi (Kine, Gjermani, vendet skandinave, Itali, Angli etj.). Te gjithe e duan ate mineral, per cilesite e tij te vecanta, shume cilesore qe inxhinieret e shkencetaret qe merren me prodhimin e celikut, ngjyrave, industrine refraktare e kimike, por dhe me detale e pajisje te fluturimeve kozmike e te prodhimeve te armeve te sofistikuara, per te cilat nuk flitet e nuk shkruhet, e vleresojne si te pazevendesueshem. Madje nje studius i celiqeve speciale, me tha dikur Kur kemi kromin shqiptar gezohemi si ai violinisti virtuoz kur i japin nje violine Stradivarius. Metafora e ketij shkencetari me eshte ngulitur ne mend. Kromi eshte pa dyshim nje nga metalet i rendesishem strategjik. Pikerisht ky mineral e ka bere Bulqizen te njohur. Disa e njohin mire, gjeologjine dhe shfrytezimin e nentokes, disa perciptas e pyesin per ta njohur me mire, por fatkeqesisht me pak e njohin vet shqiptaret.
Mademi i Bulqizes, xeherori apo xehja e saj, e me shkencerisht, minerali i kromit te Bulqizes i pasur ne oksidet e kromit Cr²O³ (42-46perqind), nje nga mineralet me te rende, qe nxirren nga nentoka jone. Pergjithesisht ka ngjyre te erret, te murrme ne te zeze. Por shfaqet dhe me pikezime te bardha ne te verdhe, vecse asnjehere nuk eshte i bardhe, apo i kalter, i kuq apo jeshil. Shkelqimin e ka metalik ne te argjend. Sic e quajne naften apo qymyrgurin ari i zi, kromin mund ta quajme dhe disa e quajne ari i murrme, per vlerat, por dhe per rezervat relativisht te kufizuara ne bote. Ishte ari i murrme qe nxirrej nga Bulqiza, gjithashtu dhe nga Batra, Kam-Tropoja, Kukesi, Librazhdi, Pogradeci, qe Shqiperia ne vitet 80 zinte vendin e trete ne bote ne prodhimin absolut te tij, me nje milion e dyqind mije ton ne vit dhe vendin e pare ne bote per fryme te popullsise. Sa krenar e ndjenim veten, se ky ishte rezultat jo vetem i djerses dhe punes se minatoreve, por dhe i gjeologeve e inxhiniereve te minierave pergatitjes se tyre tekniko-shkencore dhe perparimit te shkencave tona te tokes! Kudo flitej e shkruhej kromi can bllokaden. Kjo parulle ndonese e ngarkuar me politike e ideologjine e kohes, kishte brenda saj dhe nje te vertete te madhe se Kromi shqiptar - ari i murrme - kerkohesh , blihesh, eksportohej ne te kater anet e botes dhe tek ata qe sna donin por qe ia kishin nevojen kromit tone. Te ardhurat nga kromi, si dhe ato nga nafta, bakri, hekur-nikeli e tjera minerale mbushnin arken e shtetit me valute, qe mbante popullin me buke...Sot kromi eshte privatizuar, ose dhene me koncesion... prodhimi ka rene gjashte here ... kushtet e punes te minatorit jane afer primitivitetit... nuk behen kerkime gjeologjike... nuk behen investime...
Kromi, eshte produkt shqiptar, sic eshte ari i afrikes, sic jane diamantet e kongos, sic eshte nafta e arabise, si gazi natyror i rusise, apo makinat gjermane, qe te gjithe i kerkojne e askush nuk i refuzon.
Kemi 63 vjet qe e shfrytezojme Bulqizen. Sot kemi arritur te shfrytezojme ne kuoten minus 4m. nen nivelin e detit. Miniera po pergatitet te zbres me shfrytezimin ne thellesite kampion per vendin tone te 800m. Tani prodhimin e kromit nuk e shesim te paperpunuar (sic del nga miniera apo fabrika e pasurimit) por e shkrijme se kemi ne vend uzinat e ferro-kromit. Vlera rritet me shume...
Jam vete deshmitar i gjalle, por si une jane edhe shume kolege te mi, qe ne simpoziume e konferenca shkencore jashte, madje dhe ne kongrese boterore te minierave te mos behen dhjetra pyetje per kromin dhe Bulqizen, per gjeologjine dhe shtrirjen e vendburimit, konfiguracionin e trupave xeherore, per menyren e hapjes e sistemin e shfrytezimit te mineralit, per ajrimin, transportin dhe heqjen e ujrave etj. Mundet qe ndonje historiani ti behen me shume pyetje per bemat e luftrat e Skenderbeut, sepse Skenderbeu dhe Bulqiza, ne lami te ndryshme, terheqin vemendjen e te huajve dhe ngjallin tek ata admirim, por qe fatekeqesisht kete nuk e dine shume ne Shqiperi. Mos e vlereso e mos e duaj po deshe Bulqizen mbreselenese, kromin e saj, kete ar te murrme qe na e ka falur natyra, jo vetem ne nje vend por ne disa zona, ne veri, ne veri-lindje dhe ne juge-lindje te Shqiperise, jo me bollek por rezerva kemi, qe nuk nxirret kollaj e lehte por qe tashme dime ta nxjerrim, madje dhe ne thellesi te medha.
Por si vajtem ne te kromi?
Ne Shqiperi, ne vitet 1938-40, kur ende nuk kishte gjeologe shqiptare, profesori i pavdekshem polak Stanisllav Zuber, i dashuruar me Shqiperine, qe punoi 20 vjet (1927-47) dhe zbuloi vendburimet e naftes (Kucove etj), qe hartoi nje numer te madh hartesh gjeologjike te Shqiperise dhe te krahinave te saj, bente ekspedita dhe ne veri-lindje e jug-lindje te vendit. Ai ishte gjeolog erudit, shkencetar i vertet, me kulture te pasur teorike e praktike, por dhe me intuite te mprehte prej gjeologu. Ai dha idete e botoi studimet per magmatizmin shqiptar, Mbulesa shqiptare, Kompleksi ofiolitik shqiptar dhe konkluzionet praktike per mineralizimin dhe shkembinjte ultrabazik te Shqiperise. Gjeologet pasardhes e kishin te lehte te benin zbulimin dhe gjetjen e kromit, bakrit, hekur-nikelit,qe cuan ne hapjen e minierave. Dy vepra te shquara te S. Zuberit Stratigrafia e tercierit shqiptar dhe Shenime sqaruese per Harten Gjeologjike te Shqiperise, ne shkallen 1 200 000 te shkruara ne vitet 1943-46, u grabiten nga gjeologu pirat A. E. Stankjejev, i cili me to shkruajti dhe mbrojti nje disertacion ne Moske¹). Ne 1947 Stankjejevi erdhi ne Shqiperi me cilesine e keshilltarit sovjetik per gjeologjine e mineraleve te kromit dhe kur u kthye ne Moske shkroi monografine Geologia i poleznie iskopaemie Narodnoj Respubliki Allbanii Moskva 1950²), me te cilen mori dhe grade shkencore. Ne vitet 1947-50 punimet gjeologjike ne Bulqize³) i drejtonte pikerisht gjeologu A. E. Stankjejev. Del qarte, si drita e diellit, qe bazat teorike te mineralmbajtjes ne Bulqize, i ka dhene S. Zuber, te cilat i pervetesoi ne menyre pirate Stankjejevi.
Gojedhena thote se, gjate punimeve te ndertimit te rruges Burrel-Bulqize-Peshkopi, te filluar qysh me 1941, u gjeten copat e para te kromit ne Qaf-Buall. Ne veren e 1942, bariun vendas Halil Duricin e takon nje inxhinier italian, i cili e pyet ne se ka pare ndonje gur te zi (mineral kromi) ne keto ane. Halili e shpuri ne nje dalje siperfaqesore te trupit xeheror. Te kjo zhveshje filloi puna per nxjerrjen e mineralit te kromit nga italianet. Ata grumbulluan rreth 2000 ton, por nuk munden ta conin ne Itali per mungese rruge dhe nga sulmet e herepashereshme te partizaneve.
Si date e fillimit te punes per shfrytezimin e kromit ne minieren e Bulqizes, ne siperfaqe, ne vendin e quajtur Prroi i Ahishtes, pranohet 18 shkurti 1948. Punimet gjeologjike te kerkimi-zbulimit filluan ne vitin 1950, natyrisht nga gjeologet sovjetike. Ne vitin 1947 inxhinieri shqiptar i minierave Andrea Xega botoi nje studim me titull Studim mbi kromitet shqiptare dhe ne fillim te vitit 1952 gjeologu shqiptar Injac Ndoja ne Bul.Shkenc. Natyrore boton artikullin Kromitet e Shqiperise Keto jane zanafillat e nisjes te industrise minerare te kromit. Ajo u cua me tej e u zgjerua nga studimet e gjeologeve e inxhiniereve shqiptare mes te cileve spikat i ndjeri Skender Dede profesor, gjeolog. Ai me nje grup studentesh te Institutit te Larte Politeknik Te Tiranes (pararendesi i Universitetit Politeknik) R. Shehu, Xh. Karkanaqe, P.Çili etj. bene rilevimin gjeologjik ne shkallen 1 50 000 te masivit ultrabazik te Bulqizes dhe gjeten 62 pika te mineralizuara qe me vone disa u shndruan ne miniera te fuqishme te kromit, krahas Bulqizes, si Batra, Shkalla, Cerunja, Thekna, Krasta,Lugu i Thelle, Lugu i Gjate etj. Pas vitit 1960 gjeologet S. Qorlaze, Sh. Stermasi, J. Kola, A. Dobi, B. Lleshi etj.,me studimet rriten rezerva gjeologjike qe dhe sot mbajne gjalle minieren e Bulqizes dhe minierat e tjera.
Nga pikepamja e kushteve gjeologjike, e shtrirjes dhe e zhytjes se trupave (damareve) xeherore, e sidomos e rrudhosjes e valezimit te tyre; tektonika e zhvilluar, prania e gazit natyror dhe e ujrave, vendburimi i Bulqizes, eshte unikal dhe i paperseritshem. Vecanerisht ne nxjerrjen e mineralit keto kushte paraqesin veshtiresi serjoze per inxhinieret e minierave. Keto nderlikime u kapercyen nga inxhinieret shqiptare. Ne shfrytezimin e minierave te kromit, as ne projektim, as ne hapje dhe as ne shfrytezimin minerar nuk ka marre pjese inxhinier nga ndonje vend mik. Miniera e Bulqizes ka patur kryeinxhinier qysh ne fillimet e saj (1955-73) Todo Mancon ( diplomuar 1952 ne Akademine e Minierave e te Metalurgjise ne Krakov te Polonise) nga Boboshtica, por qe nuk iu nda shpirti kurre nga Bulqiza. Ai ideoi dhe aplikoi sistemin e shfrytezimit te vendburimit me galeri nenkati e shembje. Kushdo qe kujton e flet per minieren e Bulqizes nuk mund te harroje emrin e tij. Atje punuan edhe inxhinieret e pare te minierave Andrea Xega (i diplomuar ne Tuluze 1931), Dhori Pano (i diplomuar ne Saint Etienne 1939), Sotir Dodona (drejtor i minieres i diplomuar ne Institutin e Minierave te Leningradit, 1951), Ligor Gurra dhe Halil Hoxha (te diplomuar ne Akademine e Minierave e te Metalurgjise ne Krakov te Polonise respektivisht1952 dhe 1954) dhe me vone vine e punojne inxhinieret e diplomuar ne Fakultetin e Gjeologjise e Minierave te Universitetit tone si B. Pata (kryeinxhinier), Ll. Gegprifti (drejtor), M. Cukalla (drejtor), M. Borici (projektues), A. Ceka (marshejder), E. Hoxha, H. Gurra, J. Dema, V. Demiri, T. Llazo, N. Lula, Sh. Kllogjeri, M. Zogu, F. Cani, N. Marku e shume te tjere. Bulqiza ishte dhe nje universitet i dyte. Shume kuadro te Bulqizes transferoheshin ne vende te tjera pune ku hapeshin, ndertoheshin e shfrytezoheshin miniera te reja, ose ne institute studimore e projektuese etj.
Bulqiza ende punon e jep krom... Pergatitet te shkoje me ne thellesi. Mbase do te gjendet ajo qe thoshte prof. gjeol. Skender Dede se Ka te ngjare qe aty, ne thellesi te Bulqizes, te jete oxhaku i ardhjes se magmes. Mbase...brezat e ardhshem do ta eksplorojne edhe kete enigme te nentokes sone.
Shkurti eshte muaji i minatoreve. Le te kujtojme me respekt e mirenjohje te gjithe minatoret qe rane ne detyre si heronj, gjithe ata qe e rriten, e zhvilluan dhe e bene te famshme ne bote Bulqizen. Falenderimi shkon edhe te minatoret e sotem, qe ndjekin e mbajne traditen fisnike te punes ne nentoke, te kerkimit e nxjerrjes se mineraleve.