Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Thuej qe je gjalle nShkoder

Publikuar me : 01.05.2011 Ne : Kulture - 305 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Krejt rastesisht, para pak ditesh, kuptuam per vdekjen tragjike te dramaturgut shkodran per femije dhe te rritur, Shkelzen Tuzi. U pikelluam shume per vdekjen e tij, por me teper u pikelluam per heshtjen qe e mbuloi vdekjen e tij. Lajmi per kete humbje nuk kishte ardhur ne Kosove, e, sipas te gjitha gjasave, nuk ishte publikuar as ne Shqiperi. Vdekjes se tij te heshtur si duket ia kalon vete karakteri i Shkelzenit, i cili jetoi thuajse duke mos dashur te bezdiste asnje njeri.


Shkelzenin e njohem per here te pare ne vitin 2004 ne Prishtine, ku kishte ardhur per te marre pjese ne nje punetori per shkrimin e dramave per femije. Se bashku i hyme nje aventure jo fort te zakonshme; shkruam nje drame per te rinj, me temen e edukates seksuale. Kjo ishte drama Mesimi i ndaluar, e cila u vu me pas ne skene nga regjisori nga Uellsi, Gareth Potter, si produksion i Qendres per Zhvillimin e Teatrit per Femije (te krijuar asokohe), ne teatrin Dodona ne Prishtine.


Ne kete drame Shkelzeni kishte shkruar skenat me simpatike, si ajo e profesorit te biologjise i cili ne shtepi - krejtesisht i stresuar - ben prova per ta shpjeguar te nesermen mesimin e riprodhimit te njerezit, para nxenesve te vet.


Me humorin e tij karakteristik, Shkelzeni kishte shtjelluar me mjeshteri temen tabu qe drama metonte ta ngrinte ne diskutim te hapur. Pas inskenimit te Mesimit te Ndaluar, drama ishte botuar nga QZHTF ne dy gjuhe, shqip dhe anglisht.


Shkelzeni kishte shkruar edhe me heret drama per femije e te rinj, njeren per Qendren Teatrore ne Shkup. Kjo drame ishte vene ne skene ne Shkup, dhe ishte botuar ne shqip e maqedonisht.


Sidoqofte, talenti i Shkelzenit kishte ardhur ne shprehje vite me pare. Ne vitin 2000, Shkelzeni kishte fituar vendin e pare ne konkursin mbarekombetar per drame e teater ne Tirane, ne mesin e shume emrave te njohur te dramaturgjise mbareshqiptare.


Por, sic ndodh shpesh tek ne, drama e tij, fatkeqesisht, nuk u ngjit ne skene kurre. Per kete gje u dha nje arsyetim jorelevant drama ka shume personazhe dhe eshte shume e kushtueshme.


Dy vjet pasi qe shkruam bashke Mesimin e ndaluar, Shkelzeni u kthye prape ne Kosove, ne nje punetori tjeter per shkrimin e dramave per femije, ku edhe shkroi dramen Rrethi, nje drame qe shtjellon temen e gjakmarrjes. Fatkeqesisht, deri me tash, kjo drame nuk ashte botuar ne Kosove.


Dramat tjera qe Shkelzeni do te mund ti kishte shkruar, nuk u eshte degjuar zeri. Madje as ne Shkoder. Njejte si nuk u degjua as per vdekjen e tij. Por kurrkush nuk mund te fajesohet ne Shkoder per kete heshtje, as Gazmend Krasniqi, as Albri Brahusha, as Stefan Çapaliku, as Ridvan Dibra, askush...


Mund tduket e pabesueshme, por e-maili i fundit qe ia nisem Shkelzenit me date 23 mars (kur ai mbase vec ka qene duke luftuar me vdekjen), perfundonte me banem za e mthuej qe je gjalle nShkoder! Shkelzeni nuk na bani za ma.


Shpresojme qe Shkodra do te di ta ruaje kujtimin per Shkelzenin, ashtu sic do ta ruajme ne kujtimin per dramaturgun e heshtur shkodran, me te cilin patem nderin te punojme.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit