Publikuar me : 03.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 27 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Vargje nga Arben Duka
Të kam pyetur lum Salia,
Po të pyes përsëri,
Çfarë është Nënë Shqipëria,
Republikë a Mbretëri?!
O gjëmimi me gjëmime,
Ty dot s’të kupton njeri,
Për “mbretin” ke dy qëndrime,
Krejt të ndryshme nga tani!
Dikur Lekën e përzure,
Sa s’i zuri këmba dhe,
Ç’ne tani kurorë i vure,
Si të madhit Skënderbe?!
Leka Zogu ndjesë të ketë,
E ti gjejë shpirti rehat,
Se është lodhur në kurbet,
Dhe kurbeti qe i gjatë!
Foshnje iku nga ky vend,
Me eskortën tradhtare,
Ndaj s’më duket hiç me vend,
Zija jote kombëtare!
Këtu vdiqën deputetë,
Zgjedhur një nga një me votë,
Po s’doli ndonjë dekret,
Që t’i qanim dhe me lotë!
O Sali o yll e dritë,
S’kemi moshë për të na tallur,
Leka kish veç një meritë,
Veten mbret e kishte shpallur!
Mund të shpallej vetë ç’të donte,
Ajo ishte punë e tija,
Por asgjë nuk do mjaftonte,
Që këtu të shpallej zia!
Ne e njohim historinë,
Historinë e vërtetë,
Ndaj o Salë për mbretërinë,
Mos trego prralla me mbret!
Leka në paqe u preftë,
Se më dhimbset çdo njeri,
E pastë baltën të lehtë,
E ju bëftë kocka flori!
Ti Sali nëse do vetë,
Bashkë me gru’ e çilimi,
Dil e vur sot ulërimën,
Po unë kot nuk mbaj dot zi!