Publikuar me : 04.01.2012 Ne :
Rajoni - 83 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ish- kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko, aktualisht po mbahet nën vëzhgim të plotë gjatë 24-orëve me drita të ndezura.
Ky lajm është konfirmuar dhe nga zyrtarët e burgut, ku ndodhet Timoshenko. Në lidhje me këtë çështje ka ardhur dhe reagimi nga avokati i saj, Serhij Vlasenko, i cili ka thënë se kushtet në qeli janë jonjerëzore. Avokati pohoi se “drita është drejtuar nga shtrati ku shtrihet ajo”, duke ia vështirësuar gjumin.
Timoshenko është dënuar me 7-vjet burg, nën akuzat për keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin, duke thënë se gjykimi i Timoshenkos është i motivuar politikisht.