Publikuar me : 12.10.2011 Ne :
Kronike - 82 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se një kazino me lojëra fati është grabitur në dalje të Tiranës, nga tre persona të armatosur, të pamaskuar. Sipas policisë lokali i lojërave të fatit ka si pronar Selim Hoxhën dhe ndodhet në hyrje të Vorë.
Nga hetimet e para bëhet e ditur se pak pas mesnatës duke hyrë dita e sotme, tre persona, djem më moshë të re, pa maska, por me kallashnikovë në duar, kanë hyrë në lokalin e lojërave të fati. Grabitësit kanë kërcënuar punonjësit si dhe klientët që gjendeshin aty, se rrezikoheshin nëse nuk bindeshin, kanë marrë paratë që kanë gjetur. Gjithsej 100 mijë lekë të reja.