Publikuar me : 21.09.2011 Ne :
Kronike - 33 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

4 persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit gjatë një operacioni të kryer mbrëmjen e së martës. Të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk është bërë akoma i ditur, akuzohen për gjobëvënie dhe grabitje.
Ata dyshohet se i kanë vënë gobë një biznemeni në kryeqytet si dhe kanë kryer një sërë grabitjesh, ku kryesisht në shënjestër kanë qenë taksistët.
Policia e Tiranës ka paralajmëruar një konferencë shtypi gjatë paradites së sotme, ku do të jepen detaje në lidhje me identitetin e të arrestuarve dhe operacionin që çoi në arrestimin e tyre.