Publikuar me : 13.10.2011 Ne :
Kronike - 86 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Policia ka arrestuar Roland Laçej si të dyshuarin për ngjarjen e ndjeshme në rrugën “Don Bosko”. Në një komukatë për mediat, zëdhënësja e policisë së Tiranës bëri me dije se 37-vjeçari dyshohet si autor i qëllimit mbi dy vëllezërit dhe njëri prej tyre mbeti i vdekur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 kur një person ka qëlluar mbi vëllezërit Edmond dhe Adrian Salibasha.
Dy vëllezërit ishin në gjendje të rëndë, njëri nga ata Ardian Salibashi ndërroi jetë në spitalin ushtarakë.
Konflikti mes tyre duket se ka lindur nga një mosmarrëveshje e cila kishte të bënte me mosshlyerje detyrimesh financiare.