Publikuar me : 19.10.2011 Ne :
Kronike - 63 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se një fabrikë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Vaqarr. Fabrika mbante vajra makinash dhe sipas policisë ende nuk janë zbardhur shkaqet e zjarrit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Mësohet se fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.