Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Tirane-Elbasan, s’do paguhet asnje cent pa “sqaruar” arabet

Publikuar me : 26.01.2012 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 61 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Qeveria dërgon për miratim në Kuvend kontratën për marrjen e një huaje 50 milionë dollarë nga Fondi i Abu Dabit, e cila u firmos pak javë më parë nga vetë ministri i Financave Ridvan Bode, gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrëveshja parashikon me detaje të gjitha detyrimet e palëve, ku spikat kujdesi që do të tregojë Fondi për mënyrën se si do të shpenzohen paratë nga qeveria shqiptare. Në çdo rast, është Fondi ai që vendos në lidhje me shpenzimin e parave duke përcaktuar edhe kushte specifike për kryerjen e pagesave. Në një ndër pikat e kontratës përshembull, Fondi i rezervon vetës të drejtën që të kthejë mbrapsht çdo shpenzim nga ana e qeverisë shqiptare për të paguar blerjen e materialeve nëse ato nuk janë me çmime “të arsyeshme”. Madje, në çdo rast, ekzekutivi duhet të konsultohet me bankën për procedurat që do të ndjekë për organizimin e tenderëve. “Huamarrësi përdor fondet e huas vetëm për financimin e kostove të arsyeshme të mallrave dhe shërbimeve të kërkuara për realizimin e projektit. Procedurat për prokurimin e këtyre mallrave dhe shërbimeve përcaktohen me marrëveshje ndërmjet Fondit dhe Huamarrësit”, – përcaktohet në kontratën e nënshkruar nga palët, të cilën qeveria e ka dërguar për miratim në Kuvend.

Kontrata e përforcon edhe më tepër këtë kërkesë duke specifikuar se mallrat e blera me financimin e Fondit, do të përdoren vetëm për realizimin e projektit dhe jo të devijohen në projekte të tjera. Krahas kësaj, banka i kërkon qeverisë shqiptare që t’i mundësojë të gjithë kontratat e lidhura midis saj dhe operatorëve të tjerë para dhe pas lidhjes së kësaj marrëveshjeje. Në këtë mënyrë duket se banka do të kontrollojë të gjithë ecurinë e punimeve dhe shpenzimeve në këtë projekt pavarësisht nëse janë ose jo prej fondeve të financuara prej saj. “Huamarrësi i jep Fondit kopje të vërtetuara të të gjitha kontratave të lidhura përpara datës së kësaj marrëveshje. Huamarrësi nuk do të ekzekutojë kontrata të reja në lidhje me projektin, pa pëlqimin paraprak me shkrim të Fondit”, – përcaktohet në pikatë 5 dhe 6 të nenit IV të marrëveshjes.

Kredia është marrë me një interes 4.5 për qind plus 0.5 për qind si tarifë administrimi të huas. Sipas marrëveshjes, shteti shqiptar do të fillojë shlyerjen e huas në vitin 2014 dhe pagesat do të bëhet dy herë në vit për 12 vjet më radhë. Pagesa bëhet çdo muaj mars dhe shtator me këste fikse prej rreth 2.1 milionë dollarë. Shqipëria do të vijojë shlyerjen e borxhit ndaj Fondit të Abu Dabit deri në vitin 2026.

Rruga do të financohet me tre segmente. Segmenti i parë me gjatësi 13 kilometra fillon tek unaza e Tiranës deri në hyrjen e tunelit. Segmenti i dytë është vetë tuneli i Kërrabës, ndërsa segmenti i tretë është gjatësia nga dalja e tunelit deri në hyrje të qytetit të Elbasanit.

 

 

Rruga do të kushtojë 340 milionë dollarë

Ndryshe nga sa ishte parashikuar deri më tani, të dhënat zyrtare tregojnë se projekti i rrugës Tiranë-Elbasan, bashkë me tunelin do të kushtojë 340 milionë dollarë. Vlera është përcaktuar në projektligjin e marrëveshjes që Ministria e Jashtme ka dërguar për miratim në Kuvend. Kjo është një shumë e rreth 67 milionë dollarë më e vogël nga ajo që kishte parashikuar më parë qeveria shqiptare. Kostoja e projektit ishte parashikuar diku tek 407 milionë dollarë. Ajo është reduktuar krahasuar me parashikimin pas tenderit për tunelin e Kërrabës, i cili u fitua nga grekët e “Aktor” me një çmim të leverdisshëm për arkën e shtetit. Ekzekutivi kishte parashikuar një fond prej rreth 150 milionë dollarë për ndërtimin e tij ndërkohë që kompania greke ka marrë përsipër t’a ndërtojë me pak më shumë se gjysma e parave të ofruara, rreth 84 milionë dollarë.

 

Arabët financuan 318 milionë dollarë

Kjo është kredia e katërt që merret nga vendet arabe për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Qeveria nisi një vit më parë negociata intensive me banka të ndryshme nga këto vende duke siguruar kështu në total rreth 318 milionë dollarë financime për ndërtimin e rrugës. Kredia më e madhe ishte ajo e marrë nga Banka Islamike për Zhvillim, me të cilin u nënshkrua një marrëveshje për marrjen e 222.7 milionë dollarëve hua. Kredia e dytë ishte ajo prej 25 milionë dollarë e marrë nga Fondi Saudit për Zhvillim, ndërsa 20.4 milionë dollarë u morën nga Fondi i OPEK-ut. Kredia në fjalë, ajo nga Fondi Abu Dabit, me vlerë 50 milionë dollarë, është e katërta dhe e fundit.

 

 

 

 

 

 
 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 67 here.
Durres, Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit