Publikuar me : 08.12.2011 Ne :
Kronike - 81 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
( I përditësuar)- Pas dy ditësh kërkimesh, më në fund është arritur të zbulohet trupi i pa jetë i 12-vjeçares Emiljana Mekaj, e cila u mbyt dy ditë më parë në lumin e Tiranës.
Vogëlushja e mbytur është gjetur nga polumbarët tek Ura e Institutit në Kamëz, ku ishte transportuar nga rryma e lumit e kishte.
**********
Vazhdojnë kërkimet për 12-vjeçaren
Polumbarët e repartit Renea kanë rinisur sot kërkimet për trupin e 12 vjeçares Emiljana Mekaj që u mbyt një ditë më parë në lumin e Babrroit.
Kërkimet u ndërprenë mbrëmë, për të rifilluar mëngjesin e sotëm, por ende nuk ka asnjë rezultat.
Ndërkohë, në një prononcim për mediat, nënkryetari i komunës së Paskuqanit, Isa Ajazi, është shprehur se ura nga e cila ra 12-vjeçarja nuk është ndërtuar nga komuna, por nga vetë banorët e zonës.
Emiljana Mekaj u mbyt dje aksidentalisht në ujërat e lumit të Tiranës, teksa kalonte në urën e improvizuar me dërrasa.