Publikuar me : 25.09.2011 Ne :
Kronike - 69 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se mbrëmë pak para mesnate ëhstë grabitur një pikë bastesh sportive. Grabitja ndodhi në lagjen pranë rezidencës Kodra e Diellit, pak minuta pas përfundimit të ndeshjeve të futbollit të kampionateve evropiane.
Policia tha se dyshohet që grabitja të jetë kryer nga 2 persona, të cilët besohet se kanë qenë të armatosur me armë automatike dhe të maskuar. Pasi morën paratë, 2 personat janë larguar me shpejtësi me një makinë.
Në pikën e basteve në kohën e grabitjes ndodheshin 10 persona. Pronari i lokalit ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për gjetjen e autorëve. Policia tha se grabitësit kanë marrë rreth 300 mijë lekë. Dyshohet se dy personat janë përgjegjës edhe për një sërë grabitjesh të tjera të pikave të basteve.