Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Tirane, grabitet nje pike e faturimit te ujit

Publikuar me : 30.09.2011 Ne : Kronike - 39 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli



Burime nga policia bëjnë të ditur se një grabitje me armë ndodhi mesditën e sotme në një pikë të pagimit të faturave të Ujësjellës Kanalizimeve në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në rrugën Bako Dervisha, në  afërsi të Shkollës së Baletit rreth orës 13:40. Sipas policisë grabitësi ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë punonjësen e kësaj pike, e cila e traumatizuar i ka dhënë kërcënuesit të gjithë shumën që dispononte arka.

Mësohet se në këtë pikë arkëtimi faturash të ujësjellësist në momentin e grabitjes ndodhej vetëm arkëtarja, e cila është përballur me grabitësin e vetme. Nga dëshmitë e para mësohet se grabitësi rreth 1.60 cm i gjatë, kishte veshur një bluzë të zezë me xhinkse, dhe mbante në kokë vetëm një kapele.

Grabitësi me një qese në dorë dhe nën kërcënimin e pistoletës  ka kërkuar gjithë sasinë e parave që ndodheshin në arkë dhe dyshohet se ai është larguar me një shumë prej 1 milion lekësh të vjetra, por ende nuk është bërë i gjithë inventari i sasisë së parave që ndodheshin në këtë pikë momentin e grabitjes

Punonjësa, e cila nuk ka pësuar lëndime po merret në pyetje, ndërkohë që në hetimet e policisë janë përfshirë edhe dëshmitarë të rastit apo kamerat që ndodheshin në lokalet rreth pikës së arkëtimit, të cilat mund të ndihmojnë në një identikit të grabitësit.

Uniformat blu janë vënë menjëherë në punë për të zbardhur ngjarjen si dhe kapjen e autorit.  Mësohet se kjo nuk është grabitja e parë që ka ndodhur në këtë pikë, pasi sipas policisë ajo rezulton të jetë grabitur edhe dy herë të tjera.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 31 here.
Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucionPolicia e Tiranës, foto arkiv Një adoleshente është zhdukur në mënyrë të mistershme, pasi ka shkur në shkollë dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Babai i saj e ka denoncuar në policinë e Tiranës zhdukjen e vajzës së tij. Beqir Visha nga Zall Bastari tregon se që prej të mërkurës pasdite vajza, 17-vjeçare nuk është kthyer në shtëpi dhe ai mendon se është rrëmbyer. Visha tregon dyshimet se vajzën e tij mund ta kenë rrëmbyer për ta dërguar më pas jashtë për...Lexo te gjithe artikullin »


» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja
» Zvicerania Fure pyetet tre ore ne prokurori per “mashtrimet”
» Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor
» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit