Publikuar me : 06.10.2011 Ne :
Kronike - 83 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia e Tiranës bënë të ditur se është ekstraduar nga Athina, drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Luan Delija 31 vjeç i lindur në Vlorë dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Delija është dënuar nga Gjykata në Vlorë, me 7 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. I arrestuari është shpallur fajtor pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në vitin 2006, në fshatin Peshkëpi, Vlorë, kanë transportuar për qëllime përfitimi një sasi prej 302 kg lëndë narkotike të llojit Kanabis- Sativa.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën, u arrestua në Greqi dhe më pas u bë i mundur ekstradimi i Delijas.