Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kronike - 46 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një vajzë, indetiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur, rezulton ende e humbur, pasi mësohet se është rrëzuar tek Ura e Babrroit.
Kjo ngjarje e rëndë është sinjalizuar pak minuta më parë nga forcat e policisë, të cilët saktësojnë se trupi i viktimës është ende në kërkim.
Uniformat blu, të cilët kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes, kanë nisur menjëherë hetimet lidhur me këtë akt.
Ende nuk ka detaje të qarta, ndërsa mësohet se e mitura mund të jetë e moshës 12-vjeçare. Polumbarët kanë nisur punën për gjetjen e trupit të pajetë, ndërsa dyshohet se e mitura është mbytur aksidentalisht.