Publikuar me : 12.10.2011 Ne :
Kronike - 56 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime për “Shekullin” bëjnë të ditur se një plagosje ndodhi pak momente më parë në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 kur një person është qëlluar për vdekje, ndërsa policia ka identifikuar autorin e vrasjes dhe është vënë në kërkim për kapjen e tij.
Dy vellezerit Edmond dhe Ardian Salibashi jane plagosur sot rreth orës 18:00. Plagosja eshte kryer nga një person qe eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes. Policia ka identifikuar autorin e e ngjarjes dhe është vënë në kërkim për kapjen e tij.
Dy vëllezërit ishin në gjendje të rëndë, njëri nga ata Ardian Salibashi ndërroi jetë në spitalin ushtarakë.