Publikuar me : 10.10.2011 Ne :
Kronike - 38 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se në një operacion anti- drogë të ndërmarr nga blutë e kryeqytetit u bë i mundur sekuestrimi i 6 kg heroine ndërsa në prangat e policisë kanë rënë 4 persona.
Mësohet se sasia e drogës është kapur në zonën e Laprakës në kryeqytet, policia ende nuk ka bërë një deklaratë të detajuar në lidhje me operacionin.
Pritet që policia e Tiranës të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje për operacionin si dhe për identitetin e personave të arrestuar