Publikuar me : 03.11.2011 Ne :
Kronike - 37 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia e Tiranës njoftoi se kanë nisur hetimet për dy persona të cilët dyshohen se kanë ndërhyrë në makineritë e lojërave të fatit në mënyrë që aplikantët të mos fitonin asnjë herë.
Operacioni i policisë i koduar “Good Luck“ bëri të mundur duke bërë të mundur sekuestrimin e një aktiviteti të paligjshëm, që merrej me montimin dhe riparimin e aparateve të lojërave të fatit.
Policia tha se do të ndiqen penalisht shtetasit Bledar Mitrushi, 39 vjeç, banues në Tiranë dhe Adriatik Fero, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë këto shtetas dyshohet se futnin nëpërmjet Pikave Doganore, pajisje të aparateve të lojërave të fatit, duke ndryshuar emërtimin e tyre, si dhe duke ndërhyrë në sistemet kompjuterike të aparateve, me synim mos fitimin e personave që i ushtrojnë ato.