Publikuar me : 25.10.2011 Ne :
Kronike - 37 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti paraditen e sotme në kryeqytet.
Edison Jenxhi, 45 vjeç, tregtar ambulant, u plagos me kaçavidë pas një konflikti me dy persona të tjerë.
Mësohet se konflikti ka lindur për vendin e tregtimit dhe më pas ka degjeneruar në dhunë e përdorimin e mjeteve të forta.
Sipas të dhënave të para, autorë të plagosjes janë dy vëllezër, identiteti i të cilëve nuk është bërë akoma i ditur.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të uzinës “Dinamo”.