Publikuar me : 31.10.2011 Ne :
Kronike - 33 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia e Tiranës bënë të ditur se sot në mesditë një makinë tip Ford me targa AA 320 AB është marrë përpara nga treni i linjës Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi në rrugën “Jordan Misja”, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.
Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e para mësohet se në këtë aksident nuk ka viktima, apo të plagosur.
Ndërkohë që policia nisi hetimet për këtë ngjarje, nuk dihet ende nëse ka pasur apo jo persona të tjerë përveç drejtuesit në makinë.