Publikuar me : 08.10.2011 Ne :
Kronike - 26 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia e Tiranës bën të ditur se në saj të operacionit “Vjeshta 2”, janë arrestuar gjatë ditës së sotme 4 persona. Të arrestuarit janë Gjergji Simo 49 vjeç, Liridon Frroku , Genci Harunin 21 vjeç si dhe Lorenc Sadikaj. Burime nga policia bëjnë të ditur se 49 vjeçari Simo është dënuar me 6 muaj burg për vjedhje, ndërsa Frroku i dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg kërkoheshin nga policia.
Ndërkohë që 21 vjeçari Genci Harruni akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa 23 vjeçari Sadikaj u kap me 200 gr hashash. Ky aksion është pjesë e një plani masash për rritjen e sigurisë publike dhe ndalimin e personave në kërkim apo të dyshuarve për vepra penale.