Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Kronike - 39 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Shkozës në kryeqytet. Burime policore bëjnë me dije se ndaj Eleni Bashës është shtënë 3 herë.
Sapo morën njoftimin, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë gjetur gruan rreth të 50-tave në gjendje të rëndë, ndërsa ajo ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur si dhe kapjen e autorit.