Publikuar me : 25.10.2011 Ne :
Kronike - 89 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se janë arrestuar 2 persona, të cilët dyshohen se janë pjesë e një rrjeti të trafikut klandestin.
Sipas policisë njëri prej të arrestuarve është sekretari i federatës së Ping Pongut Arben Sorra dhe biznesmeni nga Shkodra Çlirim Sukaj. Në lidhje me të njëjtat akuza bëhet e ditur se janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.
Sipas policisë 4 personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin i paraqisnin klandestinët para autoriteteve kufitare si sportistë ndërsa në këmbim u merrnin nga 5-6 mijë euro secilit. Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e dy personave të cilët dyshohen se janë bashkëpunëtorë të këtij rrjeti të trafikut klandestin.