Tjeter rast pedofilie ne Korce, arrestohet xhaxhai, abuzonte me mbesat 6 dhe 4 vjec
Publikuar me : 15.09.2011 Ne :
Kronike - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një tjetër rast i abuzimit seksual me fëmijët është zbuluar sot në Korçë. Rasti i fundit është akoma më i rëndë për faktin se me fëmijët e moshës 6 dhe 4 vjeç (vajza) abuzonte xhaxhai i tyre.
Ka qenë pikërisht nëna e vajzave, e cila ka bërë denoncimin në polici ndaj kunatit për abuzim me fëmijët e saj, S.Z dhe G. Z.
Juliana Zemblaku ka deklaruar sot në polici se ia kishte shprehur të shoqit dyshimet që kishte ndaj kunatit M.Z., 30 vjeç, pasi vajzat ankoheshin shpesh për dhimbje dhe kishin shenja në trup, por babai i vajzave nuk e kishte lejuar të denonconte.
E gjendur në një situatë të tillë, gruaja ka deklaruar se është detyruar të largohet nga shtëpia së bashku me dy vajzat, për të denoncuar abuzimin.
Vajzat i janë nënshtruar ekspertizës mjekësore, e cila ka vërtetuar abuzimin seksual me to.
30-vjeçari M.Z. është arrestuar, ndërsa nëna me dy vajzat janë marrë në mbrojtje nga policia.