Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Toni Montana jeton ne Shqiperi

Publikuar me : 13.02.2011 Ne : Kronike - 70 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'


Duke pare adresarin gjeta qe ne Shqiperi ka nja 56 Rambo, nja 35 Roki, vetem 2 Hitlere, pafund Envere dhe 1 Toni Montana. Pardon, jo me emer Toni e mbiemer Montana, por me emrin Tonimontana!

E pra, ne nje vend si Shqiperia ka vend per te bashkejetuar 56 Rambot, 35 Rokit, 2 Hitleret dhe Tonimontana. Te gjithe keta kane te perbashket pasionin per televizorin.

Shqiperia e pare nga Fevziu

Ne jemi populli qe ka shpikur shprehjen Mos na shit mend. Ndersa ne bote gjeja qe paguhet me shume jane mendte, ne e kemi per ofeze te larte kur dikush ofron te shese mendjen e tij. Madje tek ne ka kaq shume mend, sa bursa ka rene, kerkesa eshte e vogel aq sa te tere ti japin mendte dhe falas, tashme.

Ndryshimi i vogel yni me boten, eshte se ajo qe bota paguan, jane mendte e profesionisteve. Tek ne, zeri i atyre pak profesionisteve qe kane mbetur humbet ne turmen e madhe qe ben kompetentin falas.

Para pak ditesh, ne nje program TV nje tufe artistesh benin kompetence profesionale se kush i vrau ata te 4 ne bulevard. Artistet, ata qe nuk arrijne te mbledhin as 10 njerez ne shfaqjet e tyre, dalin tashme kompetente aty ku dhe Prokuroria pret te vije nje Ranger nga Teksasi per te bere kompetentin.

Sigurisht, gjithe kjo mjegullnaje televizive e krijuar keto kohe ka vetem nje qellim ta hutoje publikun, ta shkermoqe te verteten ne 100 variante, ta beje publikun te merret me fjale, me sa me shume fjale. Fundja qeni qe leh, nuk te ha.

Prandaj ne nuk jemi dot egjiptiane. Jemi shume kompetente. Dhe, kemi qejf vetem te flasim. Flasim aq shume, sa ua kemi hequr vleren fjaleve.


Shqiperia e pare nga Alket Islami

Gjeja e pare qe ve re kur ngrihesh ne ajer ne Rinas, eshte kaosi poshte.
Nga tere vendet per ku kam pasur rastin te fluturoj, akoma nuk kam pare nga siper nje vend me te coraganizuar e me crregullt se vendi im.

Shtepite, parcelat, rruget, cdo gje eshte kaotike, abuzive, joharmonike, e ndertuar kuturu e pa plan. Jo me kot gjendemi ne nje krize ku opozita eshte kaotike, shteti eshte abuziv, drejtesia eshte e shtrember (le me harmonike), e ku Aleksander Gjoka nuk fiton e as ka per te fituar kurre nje festival.
E vetmja gje qe shkon drejt (te pakten nga shtylla ne shtylle) jane telat. Sepse, per fat te mire, ata qe shpiken elektrikun nuk na kane lene alternative per ti shtrire telat shtrember. E vetmja gje qe na kane lene ne dore te bejme eshte vendosja e shtyllave.
Prandaj ne rruget tona gjen shtylla me nje kembe ne mes te rruges, apo ne Bulevardin Zogu i Pare kalojne linjat e tensionit te larte, te cilat po kontribuojne dukshem ne krijimin e nje gjenerate tullacesh.
Ata mund te kene shpikur demokracine me fije te drejta, po shtyllat dime ne se ku i ngulim.


Shqiperia me pamje nga bregu i Lumit

Lumi jone eshte Lana. Nje kanal mbeturinash, qe prape eshte pjesa me e gjelberuar e qytetit. Mbase nuk do te ishte aq i gjelberuar, nese ne nuk do ishim aq pleherues si qytet. Shteti mund ta sperkase me kanelle Lanen, qofte dhe per karshillek ndaj Kryetarit te Bashkise, por nuk i ka vajtur mendja akoma te beje nje VKM per te porositur kanelle nga Serbia. Pse nga Serbia? Se e kane kanellen e mire. Keshtu mendojne ne qeveri.
Ky kanal, eshte, gjeja me e gjelber ne Tiranen e kryetarit te Bashkise me 18 m2 beton per fryme njeriu e 2m2 gjelberim.
Anash Lanes kane vene edhe stola ku nuk ulet kush. Per te mberritur te stolat e Lanes duhet te besh sigurimin e jetes me pare, sepse te kapercesh rrugen e Unazes eshet si te kapercesh nga Qiproja turke ne ate greke.
Buze Lanes kane vene stola. Bukur. Edhe pse, nuk ka me shans te shohesh me nje perendim dielli nga Lana apo te shohesh te famshmen skyline, sepse nk te lene ndertimet. Por prape, bukur. Stola ne Lane. Sa do i ish bere qejfi Agim Qirjaqit. Vetem se ai qe i ka vene stolat ika vene si per veten e vet. I ka vene me pamje nga makinat, me pamje nga pluhuri e nga shemtia e ndertimeve.
Sepse, ai qe i ka vene ato stola, me pafajesi ka menduar qe sporti i preferuar i Shqiptareve eshte te shohin kush po kalon e ne cilen makine po kalon, sesa te shohin ca shkurre gjithsesi te gjelbra.


Shqiperia e pare nga Gerdeci

Ne kemi ngritur nje sistem ku teorikisht jemi te tere te barabarte. Por, sic e ka pase parashikuar dekada me pare Orwell, ketu ka disa qe jane me te barabarte se te tjeret. Blendi Kajsiu shkruante para ca ditesh qe pafajesia per tere fajtoret reale te Gerdecit eshte shperthimi i dyte i tij. Madje, njeri eshte dhe minister. Ne tere kete zallamahi qe ndodhi kete janar Ministri i Gerdecit nuk ndihet. Jemi ne, fundja, qe kemi shpikur formulen Po ai pershesh me kos po ha. Gerdeci eshte sinonimi i harreses. Ne, harrojme shume. Na bombardojne aq shume me mostruozitete qe do kishin hedhur ne ere cdo shtet evropian, sa tashme ato fshijne nera tjetren.

Del nje video komprometuese? Presim tjetren. Jemi shndrruar ne nje popull kurioz. Çfare do jete ajo videoja tjeter e Priftit?
Ne kete vend ngjarjet tragjike na vijne njera pas tjetres, sa nuk kemi me kohe per tu habitur.
Duke u habitur e kemi harruar Gerdecin.
Ne,jemi nje popull qe harrojme shume. Prandaj eshte shume kollaj te na sundosh.

Shqiperia e Tonimontanes

Ne nje vend si ky i yni, e vetmja gje qe mund te beje njeriu eshte qe pafuqine e vet te perpiqet tia heqe femijes. Thone se ti je emri qe ke.
Prandaj femijet tane kane emrat Roki, Rambo apo dhe Hitler. Jane endrrat e prinderve qe ata te behen me te fuqishem se prinderit e tyre e tu tregojne te tjereve se cjane ne gjendje te bejne.
Prandaj ka dhe shqiptare me emrin Tonimontana. Ne nje shoqeri ku disa jane me te barabarte se te tjeret, e vetmja forme qe te marresh ate qe te takon eshte si Toni Montana te Scarface. Madje, edhe pa e pase emrin Tonimontana.
Gerdeci, e ka treguar kete.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 31 here.
Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucionPolicia e Tiranës, foto arkiv Një adoleshente është zhdukur në mënyrë të mistershme, pasi ka shkur në shkollë dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Babai i saj e ka denoncuar në policinë e Tiranës zhdukjen e vajzës së tij. Beqir Visha nga Zall Bastari tregon se që prej të mërkurës pasdite vajza, 17-vjeçare nuk është kthyer në shtëpi dhe ai mendon se është rrëmbyer. Visha tregon dyshimet se vajzën e tij mund ta kenë rrëmbyer për ta dërguar më pas jashtë për...Lexo te gjithe artikullin »


» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja
» Zvicerania Fure pyetet tre ore ne prokurori per “mashtrimet”
» Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor
» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit