Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Topalli- Opozites Rishqyrtim te ligjeve me 3/5, nje vend ne Keshillin Mbikqyres te BSH-se

Publikuar me : 31.10.2011 Ne : Politike - 69 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sot në Konferencën e Kryetarëve, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kërkoi që ligjet që kërkojnë 3/5 e votave të Kuvendit, të shqyrtohen për herë të dytë në komisionet përkatëse parlamentare.

Konferenca ka pranuar propozimin e Topallit, e cila vlerësoi se kjo është një ofertë tjetër për t`i dhënë mundësi përsëri opozitës të sjellë propozime për këto ligje, për të çuar kështu përpara procesin e zbatimit të 12 rekomandimeve të BE-së.

Në njoftimin e zyrës së shtypit në kryesinë e Kuvendit, theksohet se Topalli ka kaërkuar që të bëhet gjithçka për miratimin e ligjeve me 3/5 e votave pasi ato kanë qenë gjithnjë në axhendën e parlamentit.

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi dhe nënkryetari i Kuvendit, Namik Dokle, kërkuan që në kalendarin 3 javor të punimeve të parashikohet rishikimi i Rregullores së Kuvendit, por Topalli sqaroi se rishikimi i Rregullores është tashmë i përfshirë në kalendarin e punës, i votuar në datë 13 tetor 2011 në seancë plenare.

Ndërkaq zyra e shtypit të Kuvendit njofton gjithashtu se Topalli dhe kreu i grupit të deputetëve demokratë Astrit Patozi kanë bërë dhe një ofertë tjetër opozitës. Oferta konsiston që nga tre kandidatura që propozohen dhe miratohen nga Kuvendi për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, një të propozohet nga PD-ja, një nga PS-ja dhe një nga LSI-ja, si shprehje e vullnetit për bashkëpunim.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 35 here.
Rama  Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatralEdi Rama Në një kohë kur kryeministri i vendin, Sali Berisha, ka nisur negociatat me kryetarët e partive të koalicionit qeverisës, lideri i opozitës shprehet se ende nuk ka marrë një përgjigje për ftesën zyrtare për takim. Rama duke bërë të ditur se mbetet i gatshëm për të takuar Berishën ka nënvizuar se takimet e tij me Metën, Mediun dhe Idrizin janë teatrale dhe se nuk pranon që takimi mes tyre të jetë i tillë. “E kam ftuar kryeministrin zyrtarisht javë më...Lexo te gjithe artikullin »


» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit