Publikuar me : 11.10.2011 Ne :
Politike - 69 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Jozefina Topalli
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shprehet se Partia Socialiste është celulë anti-evropiane. Këtë koment Topalli e ka bërë gjatë një interviste për Radio Evropën e Lirë. Sipas kryetares së Kuvendit shqiptarët po paguajnë bllokadën e opozitës për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Shqiptarët do ta paguajnë edhe një herë bojkotin dhe bllokadën që opozita i ka bërë Parlamentit, gjatë këtyre dy vjetëve” është shprehur Topalli duke shtuar se “me sa duket, është edhe një lloj celule anti-evropiane”.
Në pyetje se për se nuk kanë ndryshuar gjerat me kthimin e opozitës në Kuvend Topalli thotë se “ata, në fakt, vazhdojnë ta bojkotojnë votimin e ligjeve me 3/5”.
Ndërsa lidhur me faktin se Presidenti Topi mund të krijojë një “pol brenda së djathtës”, Topalli nuk e sheh këtë si një shqetësim për PD-në.
“Nuk ka asnjë shqetësim. E dyta, kjo nuk është diçka e papritur, as e panjohur. Besoj se do të merrte nga e majta, sepse zoti Topi ka luajtur në fushën e majtë gjatë gjithë kësaj periudhe. Kjo nuk më intereson aq, sa më dhemb fakti që kjo është një fyerje ndaj karriges së presidentit”, është shprehur ajo.