Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Topciu Do tu kthej Pogradecin qytetareve

Publikuar me : 27.04.2011 Ne : Politike - 214 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Luan Topciu perfaqeson koalicionin e djathte ne zgjedhjet vendore per bashkine e Pogradecit. I mbeshtetur nga LSI dhe PD, ai synon qe te fitoje ndaj kreut aktual te bashkise, Artan Shkembi. Topciu rrefen ne nje interviste per Shekullin projektet e tij per qytetin e Pogradecit Programi im dhe i ekipit tim eshte nje shans i ri per nje zhvillim cilesor te qytetit te Pogradecit, te kapluar nga varferia dhe papunesia, nga pluhuri dhe balta.


Zoti Topciu, ju kandidoni per bashkine e Pogradecit perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter


Kandidimi im per bashkine e Pogradecit eshte nje oferte elektorale me nje program real zhvillimi, me nje vizion per kater vitet qe vijne dhe nje skicim per 30-40 vitet qe vijne. Idete e mia per zhvillimin jane permbledhje e endrrave te qytetareve tane per nje qytet me te mire.


Programi im dhe i ekipit tim eshte nje shans i ri per nje zhvillim cilesor te qytetit te Pogradecit, te kapluar nga varferia dhe papunesia, nga pluhuri dhe balta, nga mungesa e vizionit. Kandidati tjeter, qe eshte ne largim nga posti i tij, deshmoi shterpesi ne ide, investime te perseritura ne disa rruge dhe me shume se gjysma e qytetit ne harrim, i mbytur nga balta, pluhuri dhe nga mungesa e kujdesit te Bashkise.


Qytetaret e mi nuk mund te pranojne qe te jetojne ne nje nga qytetet me te varfra te rajonit dhe te kene kryetarin e Bashkise me te pasur. Ajo qe mund te thuhet me pak fjale eshte rezultati medioker ne drejtimin e qytetit. Ajo qe eshte me e renda eshte falimentimi i Bashkise se Pogradecit, duke mos paguar firmat kontraktuese qe kane punuar ne qytet, duke thelluar borxhet e Bashkise, duke humbur sasi te medha parash nga gjyqet me subjekte qe kane hedhur ne gjyq Bashkine.


Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj?


Autoritarizem, korrupsion dhe mungese vizioni. Ky eshte perceptimi i gjere qytetar qe e perkufizon z. Shkembi si mbartes i nje modeli oriental ne qeverisjen vendore. Dhuna dhe te konceptuarit te qytetit si ciflig, per cdo qytetar ngjall krupe. Nje njeri qe nuk pranon te jete i barabarte ne konkurrim.


Prej panikut ka mbushur hapesirat publicitare ne masen 80perqind., duke qene gati te dhunoje cdo poster, cdo material publicitar, cdo simbol partish. Kur mendon qe kete e ben nje njeri qe ka ushtruar detyren e kryetarit te Bashkise per dy mandate tregon qarte qe Shkembi eshte ne gjendje therrmimi psikik. Shenja e qarte e humbjes dhe e largimit nga bajraku e bejne me te dhunshem.


Qeverisja e re vendore do te forcoje besimin e humbur te qytetareve tek Bashkia. Sistem i ri vlerash, punonjes te afte dhe te pergjegjshem, respektim padiskriminim te taksapaguesit pogradecare. Kemi marre persiper misionin e modernizimit dhe rritjes se kredibilitetit te shtetit. Ne zyrat e administrates shteterore, qytetari do te respektohet pa diskriminim, dhe se barazia e shanseve duhet te jete nje vlere e pamohueshme.


Cili eshte plani juaj per te drejtuar bashkine kater vitet e ardhshme?


Punesimi dhe zhvillimi ekonomik jane prioriteti i luftes sime si kryebashkiak. Me besim marr kete pergjegjesi ne kohe te veshtira. Do mposhtim varferine me investime dhe punesim. Qellimi i programit tone qeverises eshte kalimi nga faza e mbijeteses ne ate te mireqenies.


Kemi politika konkrete per promovimin konstant e progresiv te potencialit ekonomik, intelektual dhe gjeostrategjik te pashfrytezuara te Pogradecit. Do luftojme per thithje te investimeve direkt nga biznesi pogradecar, kombetar dhe nderkombetar, do te vendosim nje bashkepunim te ngushte me qeverine shqiptare, do te luftojme per rritje te cilesise dhe sasise se sherbimeve - per te siguruar nje pozicionim strategjik.


Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve?


Problemi kryesor qe shtrohet sot ne Pogradec eshte pakesimi i hapesirave publike dhe shtimi i hapesirave private. Bashkia ka detyrimin e shtimit te hapesirave publike dhe ndalimin e dhunimit te atyre publike. Urbanizmi dhe arkitektura konsiderohen shpirti artistik i nje komuniteti dhe nje pasuri qe siguron te ardhura konstante per Pogradecin e sotshem dhe ate te brezave qe vijne.


Do frenojme shkaterrimin urban dhe arkitekturor. Ndertimet ne nje qytet turistik, detyrimisht duhet te plotesojne dhe kriterin estetik. Çdo fasade, cdo trotuar, cdo rruge e stolisur nga pikepamja urbane, cdo peme, cdo lule e mbjelle ne qytet e ben qytetin me terheqes. Do te krijojme fytyren e nje qyteti europian, duke ruajtur gjithcka qe trashegojme nga kultura e te pareve tane.


Çfare u premtoni bizneseve?


Biznesmeneve iu premtojme lufte ndaj informalitetit dhe korrupsionit. Biznesmenet duhet te kene nje klime te favorshme per zhvillimin e bizneseve te tyre, shanse te barabarta konkurrimi, taksa te uleta qe te dalin me bizneset e tyre nga informaliteti. Bashkia do te hartoje plane zhvillimi per biznesin e vogel dhe te mesem. Dy jane komponentet me te fuqishem te nje qyteti Bashkia dhe biznesi elitar i qytetit.


Komuniteti i biznesit kerkon nga qeverisja lokale te permbushi synimet e deshiruara. Çfare duhet ta beje Bashkine e Pogradecit efektive, nuk eshte makineria formale qeverisese, por partneriteti me biznesin. Partneritet do te thote bashkepunim dhe jo kontroll. Ne duhet te mesojme te punojme se bashku per te arritur qellime reciproke. Aktet e deritanishme kane qene vetem veprime simbolike se Bashkia po ben dicka per ekonomine e Pogradecit.


Cila eshte politika juaj per taksat vendore?


Premtim per seriozitet fiskal dhe per rigjallerim ekonomik. Pogradeci ka nevoje per lehtesira tatimore dhe subvencionime per token dhe kredite. Ka nevoje per investime ne qendra sociale dhe sportive. Ka nevoje per rinovinim dhe rigjallerimin e bregut te liqenit.


Si do te menaxhoni ceshtjen e plehrave te qytetit?


Çeshtja e plehrave te qytetit mbetet nje problem madhor qe kerkon zgjidhje. Ka zona ne qytet qe jane te mbytura nga plehrat, ka zona te tera qe kane kazanin e plehrave per disa kilometra larg, plehra qe kane mbushur lumin e qytetit. Do te perdorim pervojen me te mire evropiane per menaxhimin e plehrave.


Fakti qe Pogradeci eshte nje qytet turistik, fakti qe ne pretendojme te jemi nje qytet ekologjik dhe i paster, kerkon qe ky problem te jete nje prioritet i politikave tona si bashki.


A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime?


Padyshim qe te gjitha premtimet elektorale jane te mundshme. Po te mendojme qe mbi 20.000 metra lineare rruge jane te pashtruara ne qytet dhe vetem ne 6 vitet e fundit jane harxhuar 250.000.000 leke te reja, qe po te ishin harxhuar si duhet te kishim nje qytet te gjithin te asfaltuar.


Ne vitin 2009 per pastrimin e qytetit jane 35.314.000 leke te reja. Por mund te perfitohen grante nga Qeveria Shqiptare dhe fonde komunitare apo duke bere projekte te perbashketa per nje eurozone, bashke me qytetet e tjera kufitare si Struga dhe Ohri.


Si e cilesoni nivelin e kriminalitetit ne qytetin tuaj?


Fatkeqesisht ka shtim te rasteve te dhunes ne qytet. Punesimi dhe hapja e universitetit ne qytet, emancipimi dhe kultura do te jene faktore te qetesise publike. Pogradeci eshte nje qytet qe shquhet per qetesine e tij qytetare, per tolerancen, per shpirtin e bute dhe dashurine per te bukuren. Politikat per te zhvilluar kapitale sociale do te zbusin fenomenet e shkeljes se ligjit dhe kriminalitetit.


Si do ta permiresoni infrastrukturen rrugore ne sherbim te turizmit?


Eshte nje situate e rende e infrastruktures se rrugeve ne qytetin e Pogradecit. Kthimi i tyre ne gjendje normale, asfaltimi, trotuare, ndricim dhe gjelberim do te normalizonin peizazhin urban, do te ulnin ndotjen e ajrit ne qytet, do te lehtesonin jeten e qytetareve.

Pas nderhyrjes per rrjetin e kanalizimit te qytetit jane shume rruge te paasfaltuara dhe mjaft probleme te pazgjidhura per shkak te indiferences se autoriteteve lokale. Do te perdoren te gjitha mundesite per te gjetur zgjidhjet optimale per te urbanizuar zona qe nuk e kane ndjere asnjehere doren e Bashkise se qytetit dhe ne radhe te pare ndertimin e rrugeve.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 35 here.
Rama  Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatralEdi Rama Në një kohë kur kryeministri i vendin, Sali Berisha, ka nisur negociatat me kryetarët e partive të koalicionit qeverisës, lideri i opozitës shprehet se ende nuk ka marrë një përgjigje për ftesën zyrtare për takim. Rama duke bërë të ditur se mbetet i gatshëm për të takuar Berishën ka nënvizuar se takimet e tij me Metën, Mediun dhe Idrizin janë teatrale dhe se nuk pranon që takimi mes tyre të jetë i tillë. “E kam ftuar kryeministrin zyrtarisht javë më...Lexo te gjithe artikullin »


» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit