Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Topi dekretoi falje denimi per 367 persona. 140 persona fitojne lirine

Publikuar me : 23.04.2010 Ne : Politike - 272 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Presidenti fal vrases, anetar te organizatave kriminale dhe boset e firmave piramidale


Gra qe kane vrare burrat, qe kane trafikuar femije, anetar te bandave kriminaleve si dhe boset e skemave piramidale jane njerezit qe presidenti I Republikes ka firmosur per te liruar nga burgu apo per ti ulur denimit.


Nga keto persona perbehet lista e gjate prej 367 emrave qe Presidenti Topi ka dekretuar dje faljen e denimit, ku nje pjese e mire e tyre jane emra qe kane lene gjurme ne boten e krimit ne vend.


Keshtu bie ne sy si falja qe I behet bosave te fimave piramidale si Vehbi Muca apo edhe Fitim Gerxhelliut. Meshiren e presidentit e kane fituar dhe anetar te bandave te Emiliano Shullazit apo edhe ato te operacionit te zhvilluar ne disa shtete si ai I njohur me emerin Cikloni.


Falja


Asnjehere si dje Presidenti I Republikes nuk ka qene aq I meshirshme ndaj personave qe kane kryer veprimtari penale. Firma e presidentit ben qe nje pjese e mire e njerezve te botes s ekrimit jo vetem te perfitojne uljen e denimit por edhe lirine.


Behet fjale per njerez qe jo vetem kane klane kryer vepra te renda penale por edhe anetar te bandave kriminale apo edhe njerez te poltikes, sic eshte lirimi I ish deputetit te partise Demokratike, Arben Lika.


Ne ndryshim me rastet e tjera, ku faljen e presidentit e kane perfituar njerez qe ishin ne perfundim te denimit te tyre apo dhe gra te moshuar, me dekretit e djeshem bie ne sy se numri me I madh I te falurve rezultojne te kene kryer vepra te renda penale. Kreu I shtetit ka dekretuar faljen kryesisht te 3 deri 1 viteve burg te mbetura nga personat qe kane kryer vepra penale te ndyrshme.


Bie ne sy gjithashtu dhe ndonje rast ku Kreu I vendit ka falur dhe 10 vite burg te mbetura nga denimi i tyre. Nuk perjashtohen nga falja e denimit dhe persona qe jane denuar me gjoba. Zyra per shtyp e Presidentit beri te ditur se kreu i shtetit dekretoi denimin numer 6 516 me propozim te organeve te pushtetit lokal dhe te institucioneve te tjera dhe duke u mbeshtetur ne disa pika ligji.


Ne mbeshtetje te nenit 92, pika b dhe 93 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, nenit 70 te Kodi Penal te Republikes se Shqiperise, nenit 1 te ligjit nr.6299, date 27.03.1981 Per faljen, te ndryshuar me ligjin Nr.7682, date 09.03.1993 Per disa ndryshime ne ligje, citon zyra per shytp e Presidentit.


Po sipas zyres se shtypit, behet e ditur se propozimi per falje persa I perket grave te denuara, ka ardhur ne presidence nga shoqatat e ndryshme ne mbrotjen te grave ndersa persa I perket meshkujve eshte bere nga Drejtoria e pergjithshme e Burgjeve.


Nderkohe qe 140 persona kane fituar menjehere lirine diten e djeshme. Behejt fjale per njerez te perfshire ne grupet kriminale si rasti I Xhevdet Troplinit apo dhe I Balliut qe sipas prokurorise se krimeve te renda jane te akuzuar si anetar te bandave kriminale qe dhe te trafikut nderkombetar te droges.


Gra te denuar me vrasje


Dave Preng Nikolli


E denuar me 15 vjet heqje lirie pasi me vitin 2003 ka vrare per motive te dobeta Ilir Nikollin. Ne cilesine e provave materiale u bllokuan armet si dhe nje sasi gezhojash.


Aishe Sali Ponja


Me date 16.04.2007, ora 22.00, u arrestua ne flagrance shtetasja Aishe Sali Pojana, 45 vjece, banuese ne Baldushk-Tirane, me arsim te mesem, sepse ne Baldushk, me date 11.03.2007, ka vrare me sende te forta bashkeshortin, shtetasin Hasan Haxhi Pojana, 52 vjec. Gjate kontrollit te baneses iu gjeten pa leje automatiku dhe pushka. Nenet 76 e 278 te K.P.


Pranvera Manjani


Me date 09.02.2004, ora 18.00, u ndaluan shtetaset Pranvera Qemal Manjani, 48 vjece, me arsim fillore dhe Sonila Murat Manjani, 18 vjece, me arsim 5-klase banuese ne Homesh, sepse ne bashkepunim, me 02.02.2004, rreth ores 18.30, kane vrare me mjete te forta bashkeshortin dhe babain Murat Vesel Manjani, 55 vjec.


Valmora Mhamutaj


Eshte denuar me 15 vjet heqje lirie dhe mbi te rendon akuza e trafikimit te te miturve. Ndersa ne mars te vitit 2009 Interpol Tirana ka kryer ekstradimin e saj nga Spanja pasi ne shtator te vitit 2006 gjykata e kishte shpallur ate fajtore nen akuzen e trafikimit te femijeve ne drejtim te Greqise.

Vasilika Mazniku


Vasilika Mazniku, nene e dy femijeve, eshte akuzuar nga policia per vrasje me dashje te vjehrres se saj. Prona apo xhelozia per historine e te shoqit me njerken ishin arsyet qe e shtyne te kryente kete krim? Policia e ka klasifikuar arsyen e ketij krimi me klishene e zakonshme te motiveve te dobeta, ndersa duket se nuk mbetet me asnje mister per tu zbardhur.


Vezire Sul Sina

Dyshohet se ka vrare babain e saj ne vitin 2003. Gjithcka ka ndodhur pasi I ati ka vrare pa dashje vellain dhe motren e saj. Nderkohe qe Vezire Sina nuk e ka pranuar akuzen duke deklaruar se e ka gjetur babane e saj te shtrire ne krevat dhe te mbuluar me nje peshqir. Per 6 vjet jane kryer hetimet nga Prokuroria duke vendosur ta arrestojne ate ne shtepine e vet ne Lushnje, me 9 qershor 2003.


Violeta Qazim Danieli


E denuar me 18 vjet heqje lirie sepse gjykata e rrethit Kruje, e ka denuar me 18 vjet heqje lirie, per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim, me 18.03.1997


Boset e liruar te skemave Piramidale


Fitim Gerxhalliu


I denuar me 11 vjet burg me akuzen e ndertimit te firmave priramidale sic ishte shoqeria e tregtare Gjallica. u themelua ne Gjykaten e rrethit Tirane ne dhjetor te vitit 1991 me nje kapital prej 100 . Hetimet e organit te akuzes treguan se kreu i kesaj shoqerie mashtruese ishte Gani Kadria. Per kete arsye, ne 17 shkurt te vitit 1997 ai u mor i pandehur. Ne te njejten dite u mor i pandehur edhe miku i tij, Fitim Gerxhalliu.


Vehbi Alimuca


Ish-bosi i firmes piramidale, Vehbi Alimuca, kerkon te rifitoje lirineku sipas mjekeve, vuan nga semundja e diabetit, qe i ka sjelle dhe komplikacione te tjera ne shendetin e tij. Alimuca ka kerkuar disa here rihapjen e kesaj dosjes nderkohe qe mbi te rendon vendimi I 17 vjet heqje liri per mashtrim te qytetareve ne vitin 1997. Alimuca eshte nje nga te paktet bose te firmave piramidale qe eshte gjalle apo vazhdon te vuaje denimin ne nje prej burgjeve te vendit.


Anetar te Bandave kriminale


Bledar Petref Balliu

Eshte denuar me 12 vjet heqje lirie, si koka e grupit criminal te njohur me emrin Poter-Al.
Ai eshte shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve te Renda ne kryeqytet per akuzat e Trafikimit te lendeve narkotike ne bashkepunim, Falsifikimit te pasaportave, Falsifikimit te akteve te gjendjes civile me shume se nje here, etj.


Togat e zeza kane vendosur denimin e Balliut me 12 vjet heqje lirie dhe 600 mije leke gjobe. PO keshtu gjykata ka vendosur edhe sekuestrimin e nje pjese te pasurise se Bledar Balliu.


Sipas vendimit te gjykates, sekuestrohen te gjitha pasurit e ngritura pas vitit 2003, kur mendohet se i pandehuri eshte marre me trafik te lendeve narkotike dhe qe figurojne te regjistruara nen emrin e tij dhe pjesetareve te familjes.FVeprat penale per te cilat akuzohen te pandehurit dyshohet se jane konsumuar gjate viteve 2003-2004 nga Shqiperia ne drejtim te Italise, Gjermanise dhe Holandes duke perdorur korrier te huaj.


Durim Kadri Tafa

Arrestohet ne maj te vitit 2003 si pjese e nje grupi kriminal italo-shqiptar qe merrej me trafikun e femrave. Sipas prokurororise ky grup ku bente pjese dhe Durim Kadri Tafa gjate periudhes 1999 - 2003 ka trafikuar per qellim prostitucioni femra ruse, moldave e shqiptare ne qytetin e Sardenjes ne Itali.


Erges Fadil Ymeraj


I arrestur ne korrik te vitit 2006 ne kuader te operacionit te quajtur Identikit, si anetar I organizimit dhe drejtimit te nje organizate kriminale. Te arrestuarit hetohen per vepren penale te organizimit dhe drejtimit te organizatave kriminale, parashikuar nga neni 284/a i kodit penal, ndersa shtetasi Dritan Manaj per vepren penale te tregimit te sekretit shteteror nga personi qe i eshte besuar dhe korrupsionit pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike, parashikuar nga nenet 294/1 e 259 te Kodit Penal.

Gjergj Cukalli


I arrestuar ne korrik te vitit 2004 I akuzuar ne implikimit e pengmarrjes se Fatjon Demirlikes. Po9 ashtu Cukalli ka qene denuar me pare me 7 vjet heqje lirie per plagosjen e nje shtetasi, grabitjen e nje motori ne Lushnje, falsifikim dokumentesh, si dhe shperndarje droge si dhe I dyshuar si antar I nje bande kriminale.


Mustafa Xheka


Eshte denuar ne vitin 2007 me afro 5 vjet heqje liri I njohur si anetar I bnades se Nikles . Sipas prokurorise se krimeve te renda anetaret e kesaj bande dyshohen se
Jane te perfshire ne 11 ngjarje kriminale mes te cileve nje atentat i deshtuar ndaj djalit te ish-biznesmenit Abaz Ulliri, dhe grabitja e tre biznesmeneve te tjere.


Neada Kota


E njohur si anetare e nje grupi criminal te koduar me emrin Debatik. Neada Kota, eshte derguar ne gjyq nga Prokuroria e Krimeve te Renda me akuzen trafikim i narkotikeve. Sipas burimeve nga hetimi, studentja shqiptare eshte arrestuar me 9 dhjetor 2008 ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices, ku po tentonte kalimin drejt Greqise me 700 grame heroine te fshehura ne trup.


Selfo Driza


I njohur si anetar I bandes se Emiliano Shullazit, mbi te cilin rendojne akuzat per kryerjen e krimit te trafikimit te narkotikeve, ne kuader te organizates kriminale.


Sipas prokurorise se Krimeve te Renda ne harkun kohor korrik-dhjetor 2004, ne kuader te organizates kriminale kane trafikuar sasi te konsiderueshme lendesh narkotike te tipit heroine. Lenda narkotike furnizohej nga Turqia nepermjet furnitorit ende te paidentifikuar mire me emrin Mehmet dhe me pas, nepermjet korriereve importohej ne Itali.


Zhvillimi i hetimeve, sipas akuzes, beri te mundur identifikimin e plote te pandehurve (duke pasur parasysh faktin se nje pjese e tyre ka perdorur gjeneralitete te rreme per ti shpetuar ndjekjes penale), ka bere te mundur te percaktohen ne detaje rolet dhe funksionet e tyre, si dhe itinerarin e transportimit te lendes narkotike


Sokol Mujaj


Eshte silesuar si pjese e nje grupi criminal qe trafikonte rakete toke -ajer. Nuk jane pagezuar me asnje emer, por veprimtaria e tyre kriminale eshte quajtur mjafte e rrezikshme. Kjo ka bere qe policia shqiptare ne bashkepunim me policine e Malit te Zi te godasin trafikun e armeve, dhe si rezultat eshte arritur te kapen pjesetaret e ketij grupi kriminal, Sokol Mujaj, Ilmi Isufi, Armir Troshani dhe Mentor Cani.


Sokol Uxhi,

I arrestuar ne kuader te operacionit te koduar Harrem 2005, dhe eshte kryer njekohesisht ne Itali, Shqiperi dhe Gjermani dhe eshte rezultat i nje bashkepunimi te ngushte me Prokurorine e Antimafias se Katanzaros ne Itali.


Uxhi , sipas prokurorise dyshohet se eshte pjese nje organizate kriminale qe vepronte prej disa vitesh ne Itali dhe Shqiperi dhe kryente veprimtari kriminale ne fushen e trafikut te droges, armeve, si dhe te trafikimit te femrave e shfrytezimit te tyre per prostitucion ne Itali.


Xhevdet Troplini,


I dyshuar si antar I nje grupi criminal nderkohe qe Xhevdet Troplini eshte arrestuar ne janar te vitit 2006. Sipas propkurorise se Krimeve te Renda mbi te rendojne akuzat e perfshirjes ne nje grup kriminal, ne qender te te cilit ishte trafiku nderkombetar i droges.


Ymer Bakaj


I denuar 13 vjet heqje lirie me akuzen e trafikimit te lendeve narkotike, trafikimit te armeve e municioneve dhe falsifikimit te leternjoftimeve apo vizave. ,
te parashikuara perkatesisht nga nenet 283/a-II,


Te denuar me vepra te ndryshme kriminale

Arben Lika


Me date 19.12.2007, ora 14.45, u ndalua shtetasi ne kerkim Arben Ramiz Lika, 40 vjec, banues ne Tirane, me arsim te larte, sepse Gjykata e Rrethit, e ka denuar me 6 vjet burg, per vepren penale te mashtrimit kryer me shume se njehere. Neni 143/2 i K.P.


Besnik Gani Keta


I denuar me 15 vjet heqje lirie per shak se prokuroria ka paraqitur provat, ne te cilat perfshiheshin gjurmet e gishterinjve si dhe ekspertiza e vendit te ngjarjes. Keta eshte denuar, pas arrestimit te tij ne vitin 2003, I dyshuar si bashkepuntor ne vrasjen e te vellait te Gaz Muces, Rolandit me 31 korrik te vitit 1998
Blerim Ferik Muco


Eshte denuar me 15 vjet heqje lirie me akuzen e vrasjes se bashkeshortes se vellait te tij, Thelleza Muces. Ngjarja ka ndodhur ne korrik te vitit 2008 kur Blerim Muca, ne burgun e Peqinit ku ne bashkepunimt te me te I vellai ka 27 vjecaren. Nderkohe qe Minir Muco pasi ka mbytur bashkeshorten duke ia shtrenguar telin rreth qafes, e ka copetuar kordonin dhe pasi ka zhveshur percjellesit elektrike i ka kontaktuar me te dyja duart duke i dhene fund jetes se tij.


Dejvis Luan Koleci


Eshte denur me 12 vjet heqje lirie, ne akuzen e trafikimit te lendeve narkotike. Gjykata e Apelit per Krime te Renda, ne 2008 ka shpallur fajtor Kolecin pasi u kap ne Tirane me 10 kg heroine dhe nje sasi perzieresi, te fshehura ne kasen e nje televizori te montuar ne makine. Sipas organit te akuzes, Artan Aliaj, Devis Koleci, dhe Myrteza Bejo dyshohet se kane konsumuar vepren penale te prodhimit dhe shitjes te lendeve narkotike ne bashkepunim.


Fatmir Mulgeci


I arrestuar ne nentor te vitit 2004 sepse Gjykata e rrethit Tropoje e ka denuar me 13 vjet heqje lirie per vepren penale te tortures me pasoje vdekjen. Larguar nga vendi i vuajtjes se denimit ne vitin 1997.


Nasar Meli


I akuzuar me 12 vjet heqje lirie me akuzen e pengmarrjes ne bashkepunim per qellime fitimi. Gjykata e ka shpallur fajtor ish oficerin gjygjsore me akuzen e rrembimit te myftiyt te Gostivarit Irfan Idrizi


Nulifer Elezi


Ende nuk ka ,mbushur nje muaj nga shpllaja e vendimit te gjykates nderkohe qe perfiton meshiren e presidentit. Çifti Sadetin Elezit dhe gruas se tij, Nulifer Elezi
i eshte kapur rreth 1 vit me pare me nje sasi prej 7 kg droge te tipit heroine, dhe nje muaj me pare gjykata e krimeve te renda shpalli vendimin me 21 vjet heqje lirie.


Te dy te pandehurit e kane pranuar fajin dhe kane kerkuar procedimin me gjykim te shkurtuar, nga i cili do te mund te perfitojne uljen e 1/3 te denimit. Sipas akuzes, cifti Elezi vetem brenda 6 muajve te periudhes nentor 2006 - maj 2007, ka hyre ne Shqiperi nente here me makina te ndryshme qe dyshohet se mund te kene transportuar edhe lene narkotike.


Skender Kulla

Me date 10.09.2003, ora 14.00, u arrestua shtetasi Skender Rexhep Kulla, 29 vjec, banues ne Tirane, me arsim te mesem, sepse eshte autore i vrasjes me lede plasese i Liljana Beqos, me 20.03.2003


Sokol Jaku

Me date 21.07.2003, ora 16.00, u ndalua shtetasi ne kerkim Sokol Gjeto Jaku, 30 vjec, banues ne Shengjin Lezhe, prokuroria Lezhe nisi procedimin penal duke e akuzuar si autor te vrasjes se nje shtetasi me date 10.07.1997. Nga kontrolli i ushtruar ne banese iu gjeten e bllokuan nje automatik, dy pushke 10-teshe, si dhe nje arme gjahu teke, pa leje.


Taulant Kapllanaj


I denuar nen akuzen e trafikimit te lenedeve narkotike nderkohe qe policia ka reklamuar aksionin e arrestimit te Taulant Kapplanajt si nje dner mte te sukseshmit te vitit 2007. Gjate operacionit jane sekuestruar 344 kg lende narkotike nderkohe qe jane arrestuar kater persona


Vat Sokol Bregu

Vat Sokol Bregu, 46 vjec, banues ne fshatin Rec-Velipoje, me arsim tetevjecar, eshte denuar me 18 vjet heqje lirie, per vepren penale te vrasjes, ne muajin Mars 1997.


Xhevahir Çupi


Xhevahir Çupi, i denuar me 20 vjet heqje lirie per vepren penale te vjedhjes me arme. . Autoritetet e burgut sqarojne se Çupi eshte nje i denuar, qe sillet mjaft mire si me punonjesit e administrates se burgut, ashtu dhe me bashkevuajtesit ne qeli.


Zana Shoshari


Arrestohet ne janar te ketij viti pasi ishte shpallur ne kerkim dhe e denuar nga Krimet e Renda me akuzen e trafikimit te femijeve me pasoje vdekjen. Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane me vendim te dates 17 shtator 2009, e ka dhene denimin me 4 vjet burgim, duke e akuzuar per vepren penale kerkim ose marrje shperblimi per procedurat e biresimit ne bashkepunim.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 35 here.
Rama  Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatralEdi Rama Në një kohë kur kryeministri i vendin, Sali Berisha, ka nisur negociatat me kryetarët e partive të koalicionit qeverisës, lideri i opozitës shprehet se ende nuk ka marrë një përgjigje për ftesën zyrtare për takim. Rama duke bërë të ditur se mbetet i gatshëm për të takuar Berishën ka nënvizuar se takimet e tij me Metën, Mediun dhe Idrizin janë teatrale dhe se nuk pranon që takimi mes tyre të jetë i tillë. “E kam ftuar kryeministrin zyrtarisht javë më...Lexo te gjithe artikullin »


» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit