Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Politike - 36 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Presidenti i Republikës ka dekretuar Artan Zenelin si anëtar të Gjykatës së Lartë. Dekreti i firmosur nga Bamir Topi pritet të kalojë për shqyrtimin në Komisionin e Ligjeve dhe më pas të kalojë dhe për miratim në Kuvend.
Emri i Zenelit është i njohur jo vetëm përveç aktivitetit të tij në drejtësi por edhe se ai është rrëzuar njëherë nga Partia Demokratike për pozicionin e anëtarit të Gjykatës së Lartë. Në qershor të vitit 2008, mazhoranca aktuale nuk dha pëlqimin për Zenelin edhe pse presidenca kishte zgjedhur atë me anë të një konkursi të hapur.
Në vitin 2009 Zeneli u zgjodh nga KLD, kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, mandati i të cilit është 4 vjeçar. Një vendim ky, që kaloi me shumë debate në një mbledhje që zgjati 4 orë. Enkeled ALibeaj, ministri i Drejtësisë në atë kohë, akuzoi KLD-në se zgjedhja e Zenelit nuk ishte transparente. Para kësaj detyre ai ka mbajtur për një mandat 4 vjeçar pozicionin e zv.kryetarit të gjykatës së kryeqytetit