Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Topi dekreton ndryshimet ne buxhet

Publikuar me : 31.07.2010 Ne : Politike - 165 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Hyn ne fuqi buxheti i ri, shkurtohen ndjeshem fondet per ministrite dhe institucionet kushtetuese


TIRANE- Presidenti Topi dekretoi dje ndryshimet ne buxhetin e shtetit per vitin 2010. Ndryshimet ne buxhet u miratuan me 19 korrik ne Parlament, pas debateve te shumta ndermjet mazhorances dhe opozites. Kreu i qeverise Berisha mbrojti buxhetin, duke shpjeguar domosdoshmerine e ndryshimeve ne buxhetin e ketij viti.


Ne fjalen e tij perpara deputeteve kryeministri Berisha u shpreh se ndryshimet ne buxhet u diktuan nga dinamizimi i prioriteteve dhe perparesive qe qeveria ka per zhvillimin afatgjate ekonomik te vendit.


Ne vijme para qytetareve, duke propozuar shkurtimin e shpenzimeve te larta administrative, mbi te gjitha si nje vendosmeri e kesaj qeverie per te cuar mesazhet me pozitive ne qarqet financiare te vendit, rajonit, Europes e me gjere, - sqaroi kreu i qeverise.


Kryeministri Berisha deklaroi se Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe qe ka realizuar rritjen e rrogave dhe te pensioneve, pavaresisht kushteve te krizes globale.


Deklaratat e shefit te mazhorances u kundershtuan nga opozita. Sipas kreut te grupit parlamentar te PS-se, Gramoz Ruci, kryeministri mbajti demagogjine e radhes dhe kujtoi se opozita qysh ne muajin nentor kishte kerkuar ndryshim te buxhetit, nisur nga kriza globale.


Nderkohe, kreu i shtetit miratoi ligjin per Prokurimin Publik dhe ligjin Per ratifikimin e Marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Sllovenise per shkembimin dhe mbrojtjen reciproke te informacionit te klasifikuar.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 35 here.
Rama  Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatralEdi Rama Në një kohë kur kryeministri i vendin, Sali Berisha, ka nisur negociatat me kryetarët e partive të koalicionit qeverisës, lideri i opozitës shprehet se ende nuk ka marrë një përgjigje për ftesën zyrtare për takim. Rama duke bërë të ditur se mbetet i gatshëm për të takuar Berishën ka nënvizuar se takimet e tij me Metën, Mediun dhe Idrizin janë teatrale dhe se nuk pranon që takimi mes tyre të jetë i tillë. “E kam ftuar kryeministrin zyrtarisht javë më...Lexo te gjithe artikullin »


» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit