Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Topi dergon Topallin ne Gjykaten Kushtetuese

Publikuar me : 24.10.2011 Ne : Politike - 62 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Denis Dedej

Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të “padisë” në fillim të kësaj jave Kuvendin e Shqipërisë në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e katër dekreteve që mbahen peng prej një viti. Përmes një kërkesë-padie, Presidenca do të kërkojë nga gjykata interpretimin e Kushtetutës dhe veprimeve të Kuvendit.

Burime nga institucioni i presidencës bëjnë të ditur për gazetën “Shekulli” se do të dorëzojnë një kërkesë në Gjykatës Kushtetuese, për të vënë në lëvizje këtë të fundit mbi ngërçin e krijuar për zëvendësimin e anëtarëve të po kësaj gjykate. Të njëjtat burime sqarojnë se megjithëse në vendimin e Kushtetueses për zëvendësimin e 1/3 të anëtarëve theksohet qartë se çfarë duhet bërë me kandidaturat, Kuvendi nuk ka ndërmarrë asnjë hap për hapjen e rrugës mbi emërimin e tre anëtarëve të rinj. Në këto kushte, Presidenca do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese që të zgjidhë jo vetëm ngërçin e krijuar midis Presidencës dhe Kuvendit, por edhe të urdhërojë këtë fundit që të vihet në lëvizje për respektuar nenin 125 të Kushtetutës.

Padia që është përgatitur tashmë nga institucioni që drejtohet nga Bamir Topi, do të mbështetet në vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese për interpretimin e nenit 125 pika 3 të dokumentit themeltar të shtetit. Gjithashtu, kërkesa për vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese do të bazohet në bllokimin e procesit që do të mundësonte ripërtëritjen e 3 anëtarëve nga 9 të kësaj gjykate një herë në tre vjet. Megjithëse mandati i tre anëtarëve mbaroi në muajin maj të vitit 2010, Admir Thanza, Petrit Plloçi dhe Xhezair Zaganjori, vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë. Mungesa e zëvendësimit të tyre ka ardhur si pasojë e përplasjes Kuvend – Presidencë. Për të shmangur anësinë e Gjykatës Kushtetuese, ligjvënësi ka parashikuar në dokumentin themeltar të shtetit që “përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet në një të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me lig”. Në zbatimin e nenit për zëvendësimin e anëtarëve është Kuvendi institucioni që ka penguar zbatimin e Kushtetutës.

Krahas bllokimit të procesit, mazhoranca ka thyer sërish vendimin e formës së prerë të Gjykatës Kushtetuese, e cila vlerëson se “parashikimi i nenit 125/3 të Kushtetutës përbën një parim organizativ, i bazuar në veçoritë specifike të procesit kushtetues dhe që ka për qëllim ruajtjen në përbërje të Gjykatës Kushtetuese të një shumice prej dy të tretave të anëtarëve në detyrë, duke bërë të mundur krijimin e një përvoje juridike të posaçme në fushën e gjykimit kushtetues”. “Kjo përvojë e përftuar nga Gjykata, duke qenë se ka një ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e vendimmarrjes së saj, konsiderohet një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta. Gjetja dhe zbatimi i një mekanizmi të përshtatshëm, për të respektuar nenin 125/3 të Kushtetutës, është kompetencë e ligjvënësit kushtetues”, – udhëzon organi kushtetues. Edhe pas këtij vendimi mazhoranca nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj.

 

Bllokimi që shtyn zëvendësimet

Mazhoranca e cila vendos axhendën e punimeve të parlamentit përmes shumicës që ka në të gjitha komisionet dhe drejtimin e Kuvendit, ka penguar procesin e zëvendësimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Megjithëse kjo e fundit është shprehur me një vendim që Kuvendi të mundësojë zbatimin e ligjit, parlamenti vijon të bllokojë procesin, duke shtyrë në këtë mënyrë zëvendësimin e gjyqtarëve.

 

 

Kuvendi zgjat me 3 vjet mandatin anëtarëve të Kushtetueses

Kuvendi i Shqipërisë thyen Kushtetutën duke mos kaluar në votim emrat e propozuar prej kohesh nga Presidenti i Republikës për zëvendësimin e tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Këtyre të fundit iu është shtuar mandati në mënyrë indirekte me tre vite të tjera, duke shtyrë procedurën e zëvendësimit në vitin 2013, si pasojë e mos ndjekjes së procedurave të parashikuara në Kushtetutë për zëvendësimin e anëtarëve të kësaj gjykate.

Bllokimi i kandidaturave të Presidentit të Republikës është bërë nga Kuvendi duke mos marrë në shqyrtim emrat e paraqitur. Emrat janë dërguar në fillim të muajit shtator 2010, për t’iu nënshtruar shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve dhe më pas për t’u votuar në parlament, por demokratët kanë penguar ecurinë e procesit. Po në këtë muaj, një e pesta e deputetëve të Partisë Demokratike ka vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar nenet që kanë të bëjnë me zëvendësimin e anëtarëve të Kushtetueses dhe të Gjykatës së Lartë.

Shqyrtimi i kësaj kërkesa nga ana e mazhorancës solli dhe pezullimin e procedurave për zëvendësimin e anëtarëve të Kushtetueses nga parlamenti. Në përfundim të këtij procesi, gjykata shprehu mendimin se i takon Kuvendit të Shqipërisë që të gjejë dhe të zbatojë mekanizmin e përshtatshëm për të respektuar nenin 125 pika 3, në të cilën thuhet se “përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet në një të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me ligj”. Megjithëse ky vendim është botuar në Fletoren Zyrtare, i cili është përfundimtar dhe i formës së prerë, sugjerimet e tij ende nuk kanë gjetur zbatimin e Kuvendit të Shqipërisë, duke lënë në vendnumëro zëvendësimin e anëtarëve.

Përpara kësaj përplasje, deputetët e kësaj mazhorance kanë kthyer edhe herë të tjera dekretet e Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët janë hedhur në votim dhe nuk kanë gjetur mbështetjen e Partisë Demokratike. Përplasja me Presidentin Topi kaloi në një situatë të re, kur juristët demokratë kanë futur në rendin e ditës një projekt-vendim, në seancën plenare të 23 qershorit 2011, përmes të cilit kthehen mbrapsht të 3 dekretet e Presidentit. Kalimi i kësaj nisme të mazhorancës është kaluar pa debat, duke përfituar edhe nga mungesa e opozitës në punimet e Kuvendit. Sipas deputetëve të mazhorancës, Gjykata Kushtetuese nuk mundet që të miratojë tre anëtarë në më pak se tre vjet.

Nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet që të zëvendësohen në çdo tre vjet. Dokumenti themeltar shtetit parashikon një lëvizje të tillë për të mundësuar një paanësi të një organi shumë të rëndësishëm kushtetues. Megjithëse emrat janë paraqitur nga Presidenti i Republikës që në shtator të vitit të kaluar, Kuvendi i Shqipërisë nuk i hedhur në votim, por i ka kthyer mbrapsht.

 

Kuvendi, përzgjedhje selektive

Në muajin shtator të vitit 2010, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, propozoi 4 emra për zëvendësimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese: Artan Hoxha, Fatmir Hoxha, Ardian Leka dhe Elvira Jorgaqi. Megjithëse PD vendosi që t’i kthente dekretet me një projekt-vendim, mazhoranca bëri përjashtim vetëm për një emër, Fatmir Hoxha. Ky i fundit u përzgjodh nga mazhoranca në mënyrë selektive.

 

Çfarë parashikohet në Kushtetutë për zëvendësimin e anëtarëve

Pjesa e tetë / Gjykata Kushtetuese

Neni 125

1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.

2. Gjyqtarët emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi, nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion.

3. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet në një të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me ligj.

4. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë prej 3 vjetësh.

5. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij.

 

Interpretimin i nenit 125/3 sipas Gjykatës Kushtetuese

1. Parashikimi i nenit 125/3 të Kushtetutës përbën një parim organizativ, i bazuar në veçoritë specifike të procesit kushtetues dhe që ka për qëllim ruajtjen në përbërje të Gjykatës Kushtetuese të një shumice prej dy të tretave të anëtarëve në detyrë, duke bërë të mundur krijimin e një përvoje juridike të posaçme në fushën e gjykimit kushtetues. Kjo përvojë e përftuar nga Gjykata, duke qenë se ka një ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e vendimmarrjes së saj, konsiderohet një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta.

2. Gjetja dhe zbatimi i një mekanizmi të përshtatshëm, për të respektuar nenin 125/3 të Kushtetutës, është kompetencë e ligjvënësit kushtetues.

 

 

Relacioni i PD për kthimin e dekreteve

Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj ka përcaktuar së pari: Neni 125 i Kushtetutës sanksionon dy parime të rëndësishme për garantimin e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, që janë: parimi i qëndrueshmërisë në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese dhe parimin i garantimit të kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues.

Në pajtim me detyrimin për të zbatuar vendimin e sipërcituar, Komisioni i Ligjeve vendosi të ballafaqojë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese me procesin që u pezullua për marrjen e vendimit përfundimtar për katër dekretet e Presidentit të Republikës për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Ligjeve ka realizuar plotësisht procedurën e përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit për shqyrtimin e katër dekreteve për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht të këtyre kandidaturave: Ardian Leka, Fatmir Hoxha, Artan Hoxha dhe Edlira Jorgaqi. Ky proces është mbajtur pezull për shkak se dilte i nevojshëm interpretimi autentik për vlerën dhe rëndësinë e parimit të rotacionit për Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni i Ligjeve sjell në vëmendjen tuaj se çështja e rotacionit nuk shtrohet për katër anëtarë, por për tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, kemi mbarimin e mandatit të gjyqtarëve kushtetues sipas vendimit të marrë nga Kolegji i Bashkuar i Gjykatës Kushtetuese.

Në këto kushte duhet një rrugë, e cila të vërë mekanizmin në proces, një rrugë e cila të krijojë mundësinë që procesi të ecë dhe të jetë në balancë të drejtë me përcaktimin e normës kushtetuese, duke marrë parasysh edhe prezumimin se në Kuvend janë shqyrtuar relacionet e katër gjyqtarëve. Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut propozon që Kuvendi duhet të vijojë procedurën në lidhje me kandidaturën që Komisioni e ka gjetur në përputhje me kriteret që Parlamenti ka për vlefshmërinë e kandidaturave për gjyqtarë kushtetues. Pra, kandidatura e zotit Fatmir Hoxha t’i nënshtrohet votimit për dhënie pëlqimi në seancë plenare. Në lidhje me tri kandidaturat e tjera, vijimi i procedurës së brendshme parlamentare do të nënkuptonte dhunim të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, kushdo që të ishte vullneti i Kuvendit i shprehur me votë. Ky vendim i Gjykatës dhe parimi i rotacionit që merret në mbrojtje prej tij, imponojnë ndërprerjen e menjëhershme të procedurave për tre kandidaturat e fundit. Këto procedura mund të kryhen vetëm pasi të plotësohet afati trevjeçar nga rotacioni i këtij viti. Për këto arsye, me qëllim që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe parimi i bashkëpunimit institucional që imponon Gjykata, Komisioni i Ligjeve ju propozon që dekretet t’i kthehen mbrapsht Presidentit.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 35 here.
Rama  Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatralEdi Rama Në një kohë kur kryeministri i vendin, Sali Berisha, ka nisur negociatat me kryetarët e partive të koalicionit qeverisës, lideri i opozitës shprehet se ende nuk ka marrë një përgjigje për ftesën zyrtare për takim. Rama duke bërë të ditur se mbetet i gatshëm për të takuar Berishën ka nënvizuar se takimet e tij me Metën, Mediun dhe Idrizin janë teatrale dhe se nuk pranon që takimi mes tyre të jetë i tillë. “E kam ftuar kryeministrin zyrtarisht javë më...Lexo te gjithe artikullin »


» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit