Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Topi Ftoj Berishen ne gare per president nga populli

Publikuar me : 27.12.2011 Ne : Politike - 65 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka hedhur dje dorezën e sfidës kryeministrit Berisha për tu përballur në një garë popullore që do të zgjedhë Presidentin nga populli. Një ditë pas sulmeve të kryeministrit Berisha, Topi është përgjigjur me një agresivitet që nuk e ka karakterizuar gjatë katër viteve të para në mandatin si President. Ai ka shpjeguar sulmet që i bëhen nga Partia Demokratike duke thënë se po kërkon që kreu i shtetit të jetë një zgjatim i kësaj partie. “Ata që kanë frikë për të ardhmen politike pastaj, atëherë është çështje e tyre. Nuk kam faj unë, nëse unë kthehem në obsesion ndaj të tjerëve”, ishte përgjigjja e Presidentit Topi ndaj deklaratës së Berishës që ai duhet të japë dorëheqjen sepse po krijon një parti politike.

 

Zoti President, ka deklaruar një natë më parë Kryeministri Berisha se Presidenca është kthyer në një parti politike. Cili është komenti juaj?

Ma thanë këtë, por e thënë kjo në një ditë të shenjtë, sikurse ishte dita e Krishtlindjes, natyrisht të vjen keq, sepse deklaratat e politikanëve të paktën duhet të jenë në kohezion me atë që thonë në mëngjes që, duhet të stimulojmë dialogun, komunikimin, bashkëpunimin. Unë mund t’ju them atë që e kam thënë vazhdimisht. Ta rikonfirmoj qartazi dhe prerë. Institucioni i Presidentit ka qenë, është dhe do të mbetet një institucion kushtetues më përfaqësues, i cili në mënyrë shumë rigoroze ka zbatuar, zbaton dhe do të zbatojë deri në momentin e fundit, që unë do të jem në Presidencë, Kushtetutën e vendit dhe kurrsesi nuk mund të shkojë sipas dëshirave të partive që të jetë apendix i orekseve politike të partive politike, pavarësisht se cili është “background”-i politik i Presidentit. Pra, unë dëshiroj që të siguroj qytetarët shqiptarë që, pavarësisht insinuatave që hidhen, Presidenti do të mbetet President deri në sekondën e fundit të mandatit të tij.

 

Jeni akuzuar, po nga Kryeministri, se po mbani peng sistemin e drejtësisë. Cili është reagimi juaj?

Unë mund të them që, ajo që akuzohet sot, jo vetëm nga qytetarët shqiptarët, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë, është mungesa për një kohë të gjatë e bashkëpunimit politik, sidomos në Parlament, për realizimin e reformave të domosdoshme, që janë edhe në funksion të gjyqësorit. Gjithçka tjetër ka qenë konform Kushtetutës dhe ligjeve.

 

Nuk do të jeni kandidat për President i mazhorancës. Kjo edhe një herë tjetër vjen nga Kryeministri Berisha. Si e komentoni ju këtë?

S’ka nevojë që ta thotë askush, sepse e kam thënë unë që, nuk do të rikandidoj për një mandat tjetër, vetëm, në rast se, zotërinjtë që kanë në dorë ndryshimet kushtetuese, për të bërë zgjedhjen e Presidentit ashtu sikurse e meriton, nga populli. Nëse do të ketë një ndryshim të kësaj natyre, që zor se do të ketë, sepse janë vetë politikanët që i druhen verdiktit popullor, unë do të jem në garë dhe, e ftoj cilindo që të jetë në garë për të marrë verdiktin drejtpërdrejtë nga njerëzit e thjeshtë, nga populli.

 

Ju do i inicioni këto ndryshime kushtetuese?

Presidenti nuk inicion ndryshime. Ndryshimet vijnë nga pikëpamja kushtetuese ose nga Parlamenti, ose nëpërmjet referendumeve. Presidenti ushtron detyrën e tij. Pak më parë ju thashë se deri në sekondën e fundit unë do të jem President dhe aspak pjesë e ndonjë partie.

 

Tani që pothuajse është konfirmuar edhe krijimi i një partie të re, a ka ndonjë emër deputeti ku do të pozicionohet…?

Kush e konfirmoi këtë? Keni dëgjuar nga unë? Ju mos merrni dhe të perifrazoni vullnetet e të tjerëve. Dëgjoni Presidentin kur thotë që thotë se deri në minutën e fundit do të jem President. Ata që kanë frikë për të ardhmen politike pastaj, atëherë është çështje e tyre. Nuk kam faj unë, nëse unë kthehem në obsesion ndaj të tjerëve. Unë jam njeri i drejtpërdrejtë. Atë që e them, e them vet dhe nuk ka nevojë që ta thonë të tjerët.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 35 here.
Rama  Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatralEdi Rama Në një kohë kur kryeministri i vendin, Sali Berisha, ka nisur negociatat me kryetarët e partive të koalicionit qeverisës, lideri i opozitës shprehet se ende nuk ka marrë një përgjigje për ftesën zyrtare për takim. Rama duke bërë të ditur se mbetet i gatshëm për të takuar Berishën ka nënvizuar se takimet e tij me Metën, Mediun dhe Idrizin janë teatrale dhe se nuk pranon që takimi mes tyre të jetë i tillë. “E kam ftuar kryeministrin zyrtarisht javë më...Lexo te gjithe artikullin »


» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit