TIRANE- Presidenti i Republikes, Bamir Topi dhe tre ambasadoret e vendeve kryesore ne Shqiperi per here te pare kane bere nje apel serioz drejtuar KQZ-se. Pas raportit te OSBE/ODIHR, ku votat qe ka numeruar gjate ketyre diteve KQZ cilesohen si te pavlefshme, eshte radha e kreut te shtetit dhe Ambasadorit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu, Kreut te Delegacionit te Bashkimit Evropian, Etore Sekui si dhe Kreut te Prezences se OSBE-se, Eugen Volfart.
Pavaresisht nga kompozimi i institucioneve, nese keto behen me perfaqesimin e partive, detyrimi nuk eshte thjesht partiak. Detyrimi eshte kushtetues, eshte ligjor, eshte moral para te gjithe qytetareve, te cilet e kane shprehur vullnetin e tyre ne menyre korrekte. Keshtu qe ne deshirojme qe te kemi nje perfundim sa me korrekt te procesit zgjedhor, i cili perfundon ashtu sikurse e parashikon ligji dhe te gjitha standardet ligjore!,- tha Presidenti Topi duke iu drejtuar KQZ-se dhe ne vecaneri kater anetareve, te cilet kane marre vendimet per rinumerimin dhe rivleresimin e votave te pavlefshme. Ai i ka keshilluar anetaret e KQZ-se, te cilet edhe pse jane emeruar nga partite politike, nuk duhet ti binden verberisht urdhrave te tyre, por ligjit.
Presidenti Topi shpjegoi se pas ndryshimit te Kodit Zgjedhor dhe ndryshimeve kushtetuese te realizuara me vullnetin ekskluziv te dy partive kryesore me daten 21 prill te vitit 2008, administrimi i zgjedhjeve, i procesit zgjedhor eshte nje pergjegjesi e partive politike, te cilat edhe Komisionin Qendror te Zgjedhjeve e ndertuan ne menyre bipartizane. Ne kete kontekst ai i vuri fajin partive politike qe prishen balancat qe ekzistonin ne KQZ dhe e kthyen kete institucion ne nje vendimmarres politik.
Nga ana tjeter, deshirojme qe te shprehim shqetesimin tone per rritjen e emocioneve politike, per ato episode, te cilat nuk jane te kendshme per asnje vend dhe aq me shume per nje vend anetar te NATO-s! Klasa politike, udheheqesit politike duhet ti kthehen ndergjegjes civile, ti trajtojne gjerat ashtu sikurse e thote Kushtetuta dhe ligji, te bien ne nje terren qytetar, te mos krijojne asnje lloj situate tensioni! Dhe pastaj gjithcka do te vendoset sikurse e parashikon ligji dhe vetem ligji. Ne nuk jemi ne epoken para ligjit. Ne jemi ne epoken kur ka ligj dhe ligji eshte i detyrueshem te respektohet nga cilido, pa paragjykuar askend nese ne vetedijen e tij fshihen edhe elemente te perkrahjes apo te ndergjegjes partiake apo politike,- tha kreu i shtetit.
Me tej Presidenti Topi iu rikthye edhe nje here mesazhit negativ qe erdhi nga Brukseli. Per here te pare kreu i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, anuloi nje vizite te parashikuar, e cila do te ishte edhe hapi i pare i integrimit te Shqiperise. Kemi pasur nje shans, te cilin une e kam konsideruar si jo te humbur, por te vonuar Mosardhjen e Presidentit te Komisionit Evropian ne Shqiperi. Realizimi i vizites ne Beograd dhe ne Prishtine dhe mosardhja ne Tirane, natyrisht qe nuk eshte shenje e mire per Tiranen, se ciles i vonohet axhenda shume e rendesishme evropiane. Ne Evrope ne nuk shkojme per disa politikane. Ne Evrope ne shkojme per te gjithe popullin shqiptar,- perfundoi Presidenti Topi.
Kryeministri harron raportin e OSBE/ODIHR
TIRANE- Nje dite pas publikimit te raportit te OSBE/ODIHR ku vihet theksi tek fakti qe votat e numeruara keto dite nga KQZ jane te pavlefshme, kryeministri Berisha doli perpara medieve duke falenderuar nderkombetaret. Por ne asnje rast kryeministri nuk permendi raportin ne fjale, nga i cili varen i gjithe procesi i integrimit te vendit ne BE.
Zgjedhjet ne Shqiperi, ne cdo vend te qyteteruar, ne cdo vend te liri, jane nga alfa tek omega ceshtje e shtetit ligjor.
Jane testi, jane prova e funksionimit te ketij shteti, e institucioneve te tij. Nga te gjitha anet vijne thirrje, apele, por dhe besim dhe mbeshtetje, per funksionimin e shtetit ligjor dhe une dua ti falenderoj miqte e ketij vendi e ketij populli. Te gjitha thirrjet vijne nga miqte e vertete, thirrje nga Brukseli, thirrje nga Departamenti i Shtetit, kane ne thelbin e tyre nje apel, duan te shohin ne kete vend, pasi ata nuk bejne tifo per asnje kandidat, ata jane per interesin me te mire te shqiptareve dhe shohin ne kete vend, funksionimin e plote te shteti ligjor,- tha Berisha.