Kreu i shtetit, apel ndaj homologeve te tij te vendeve anetare te OKB, mbi ceshtjen e Kosoves
Shqiperia i ka kerkuar vendeve anetare te Organizates se Kombeve te Bashkuara qe te mos perkrahin rezoluten e Serbise gjate punimeve te Asamblese se Pergjithshme. Presidenti i Republikes, Bamir Topi, u ka derguar nje leter te gjithe kryetareve te shteteve qe jane pjese e organizates me te madhe ne bote, ne prag te punimeve te Sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.
Ne mesazh eshte nenvizuar rendesia e perkrahjes se pavaresise se Kosoves dhe domosdoshmeria e njohjes se saj nga vende te tjera, si vendimi i duhur pas mendimit keshillimor, qartesisht te nenvizuar, te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, me 22 korrik 2010, mbi pavaresine e Kosoves, qe e cilesoi Deklaraten e Pavaresise se Kosoves si te ligjshme e ne mbeshtetje te se Drejtes Nderkombetare, njoftoi diten e djeshme zyra e shtypit e presidences.
Nder te tjera, sqaron Presidenca, ne mesazh eshte nenvizuar rendesia e mosperkrahjes se rezolutes se njeanshme qe Serbia do te paraqese ne punimet e ketij Sesioni, si nje percapje qe cenon mandatin e GJND-se dhe autoritetin e OKB-se, si edhe ndikon negativisht mbi paqen e stabilitetin ne Ballkanin Perendimor dhe ne te ardhmen europiane te vete Serbise.