Publikuar me : 26.11.2011 Ne :
Politike - 49 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Presidenti i Republikës Bamir Topi, në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Torinos Piero Fasino, u prit sot nga Presidenti i Këshillit Rajonal të Piemontes, Valerio Kataneo.
Sipas zyrës së shtypit të presidencës, Topi shprehu mirënjohjen për ndihmesën e vazhdueshme dhe të çmuar të Italisë për Shqipërinë gjatë periudhës së tranzicionit për konsolidimin e demokracisë dhe institucioneve të saj, si edhe për mbështetjen ndaj aspiratës së popullit shqiptar për integrim në familjen e madhe Evropiane.
“Shqipëria shikon tek Italia një partner strategjik, një vend dhe një popull mik me të cilin ne kemi shprehur qartë dhe kemi dëshmuar prioritetet e bashkëpunimit të gjithanshëm në funksion të interesave të vendeve dhe popujve tanë”, – tha më tej Topi.