Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Topi Nuk eshte faji im nese jam obsesioni i atyre qe i friken te ardhmes

Publikuar me : 26.12.2011 Ne : Politike - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli



Presidenti Topi ka reaguar nga Durrësi në lidhje me deklaratat e bëra një ditë më parë nga kryeministri Berisha, i cili e ka sulmuar sërish duke kërkuar që të japë dorëheqjen dhe duke e akuzuar se ka shkelur Kushtetutën duke e kthyer Presidencën në një “partiçkë”.

Duke folur për mediat në përfundim të vizitës së tij në Durrës, kreu i shtetit u shpreh se në një ditë të shenjtë si Krishtlindjet, politikanët duhet të jenë kohezivë në deklaratat e tyre, duke mos harruar atë çka kanë thënë në mëngjes.

“Në këtë ditë të shenjtë, deklaratat e politikanëve duhet të jenë në kohezion me atë që deklarojnë në mëngjes. Unë rikonfirmoj qartazi dhe prerë se institucioni i presidenti mbetet institucioni që ka zbatuar Kushtetutën në mënyrën më rigoroze.

Presidenca nuk është një apendiks politik. Pavarësisht nga sa thuhet, unë jam e do të jem në detyrën time kushtetuese deri në minutën e fundit. Presidenti ushtron detyrën e tij dhe nuk jam aspak pjesë e ndonjë partie. Ju mos merrni e perifrazoni vullnetet e të tjerëve, ata që kanë frikë për të ardhmen e tyre, nuk kam faj unë nëse kthehem në obsesion të të tjerëve”, tha Topi.

Kreu i shtetit i është përgjigjur pyetjeve të medieve në lidhje me rikandidimin e tij për President duke theksuar se kjo mund të ndodh vetëm në rast të ndryshimeve kushtetuese.

“Unë e kam thënë që nuk do të rikandidoj. Vetëm nëse do të ketë ndryshime kushtetuese, që zor se do të ndodhin, pasi politikanët i druhen verdiktit popullor, unë do jem në garë”, tha Topi.

 

* * *

 

Presidenti Bamir Topi ka zgjedhur sot Kavajën për të përcjellë urimet e festave të fundvitit për gjithë shqiptarët.

Kreu i shtetit është pritur nga të paktën 2000 qytetarë të Kavajës, ndërsa më pas ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun Elvis Roshi dhe përfaqësues të klerit mysliman në bashkinë e qytetit.

Vizita e kreut të shtetit ka vijuar në azilin e qytetit, ku Topi ka shpërndarë dhurata e urime për të moshuarit.

Presidenti ka ndaluar edhe në Durrës, ku është pritur nga kryebashkiaku Vangjush Dako.

Pas takimit në bashkinë e qytetit bregdetar, Topi nuk ka bërë asnjë deklaratë me karakter politik, ndërsa ka vijuar vizitën me një ceremoni në Pallatin e Kulturës, ku ka dhënë medalje për dy aktorët e njohur Roland Koço, Aishe Stari dhe basketbollistin Niko Prockolaj.  / M. Brunga

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Patozi leter Rucit Te fillojme negociatat per presidentin

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 24 here.
Patozi leter Rucit  Te fillojme negociatat per presidentin Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi Kreu i grupit parlamentar të PD-së, dhe njëherësh pjesë e grupit të mandatuarve për negociata, Astrit Patozi, i ka dërguar një letër kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçit, ku i kërkon që të fillojnë negociatat që nesër për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. “Me jemi të hapur, që duke filluar nga nesër paradite, të takohemi me...Lexo te gjithe artikullin »


» Spahiu Presidentin duhet ta duan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral
» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit