Publikuar me : 27.10.2011 Ne :
Politike - 79 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sali Shehu
Presidenti Topi i propozon Kuvendit emrin e ri për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në dekretin e firmosur nga Presidenti propozohet emri i Sali Shehut për postin e kryetarit të KLSH-së.
“Në mbështetje të neneve 162, pika 2 dhe 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 11 të ligjit 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, i ndryshuar, dekretoj: Sali Shehu i propozohet Kuvendit për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit”, thuhet në dekretin e Topit.
Dekreti hyn në fuqi menjëherë dhe pritet që shumë shpejt të futet në axhendën e Kuvendit për t’u shqyrtuar dhe më pas për t’u miratuar.