Publikuar me : 22.12.2011 Ne :
Politike - 76 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Bamir Topi
Në një pritje të organizuar me përfaqësues të medias,botues e gazetarë, me rastin e festave të fundvitit, presidenti Bamir Topi ka kërkuar nga gazetarët të mos kthehen në militantë të verbër të politikës. Presidenti i vendit theksoi se nuk do të rikandidonte sërish për postin e kreut të vendit.
Sipas tij, krahas zhvillimit të medias, ka edhe relativitet, edhe konkurrencë, por bashkë shkojnë në sintoni edhe me problemet e vendit. “Media ka treguar se në momente të caktuara mund të bëjë revolucion. Media është një instrument i dashur, një mjet komunikimi për të ruajtur dashurinë për atdheun, historinë e vendit si dhe është një motiv i fortë që ata të cilët ndodhen jashtë vendit të ndihen si qytetarë shqiptarë”, është shprehur Topi.
Sipas Presidentit, qytetarët duan media të lirë e të pavarur duke nisur nga institucioni që e ka detyrim kushtetues, siç është edhe TVSH-ja.