Publikuar me : 20.10.2011 Ne :
Politike - 53 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Presidenti Topi shprehet se vendi ka nevojë për një vizion të ri poltik. Gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Akademisë Politike, Topi u ka kërkuar këtyre të fundit të mos bëhen product i klonuar. “Të jesh politikan duhet të operosh me rregullat që ka një shoqëri demokratike, ku e para është komunikimi”, tha Topi para të sapodiplomuarve.
“Shoqëria shqiptare ka nevojë më shumë se kurrë për një vision politik dhe këtu nuk ka nevojë për asnjë lloj aludimi”, u shpreh Topi.
Kreu i shtetit u ndal edhe në refuzimin e statusit të vendit kandidat për në BE, duke theksuar se ishte pikërisht kriteri politik ai që çoi në dështim.