Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Totozani Euroskeptiket made in Albania jane qesharake. Europa eshte fati yne

Publikuar me : 11.10.2011 Ne : Politike - 43 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Elona Demollari

Më 12 tetor Komisioni Europian do të publikojë Raportin Vjetor të Progresit për Shqipërinë. Me gjasë edhe kësaj here përgjigja do të jetë ajo e një viti më parë: Shqipëria nuk është ende gati për të qenë një vend kandidat. Kjo tashmë është e qartë për të gjithë, ky vend nuk i ka zbatuar të 12 prioritetet që BE vendosi jo më larg se një vit më parë. Kriza politike e tejzgjatur, mosfunksionimi i parlamentit, zgjedhjet pa standarde të 2011 e të tjera si këto duket se do të lënë në klasë edhe kësaj radhe këtë vend. Por, nëse kjo është e pritshme sikurse priten akuzat e ndërsjella shumicë-pakicë për këtë dështim të radhës, risia vjen nga një opinion që po kërkon të marrë zë këto ditë në disa nga ekranet proqeveritare. A ia vlen të kërkojmë të hyjmë në këtë Bashkim tani që ky po kalon një krizë të tillë, duket se po pyesin spontanisht disa analistë? Dhe bashkë me këtë pyetje me sa duket po kërkohet një renditje e re e pyetjeve mbi këtë proces. Jo më, përse vonohemi, por a ia vlen të hyjmë? Gazeta “Shekulli” është ndalur për këtë me Juristin e njohur Igli Totozani, njëkohësisht një njohës i mirë i çështjeve Europiane.

 

Zoti Totozani, prej disa kohësh Europa, më saktë Eurozona, ka hyrë në një krizë të madhe financiare dhe shumë po vënë në dyshim të ardhmen e BE-së. Si ekspert i kësaj fushe, ju a mendoni se kemi arritur në fundin e këtij Bashkimi?

Është e vërtetë se disa nga vendet e Eurozonës po kalojnë një moment jo të lehtë financiar. Të gjithë e dimë pak a shumë se çfarë po ndodh me Greqinë fqinje. Po kështu në një situatë jo më të thjeshtë gjenden edhe disa vende të tjerë si Spanja, Portugalia. Gjithsesi, ata që mendojnë se ky është fundi i BE-së ose janë pesimistë nga natyra ose nuk e njohin në thellësi historinë e këtij bashkimi kombesh të papërsëritshëm në histori. Bashkimi Europian nuk e ka për herë të parë që kalon kriza të mëdha. Nëse i kthehemi historisë së tij, do të gjejmë të tilla me bollëk duke filluar nga kriza e “karriges bosh” e sa e sa të tjera. E thënë ndryshe Europa e Bashkuar është rritur në kriza dhe nga to del veç më e fortë. Shikoni kohezionin dhe përkujdesjen e jashtëzakonshme që po tregojnë vende si Gjermania dhe Franca ndaj vendeve në vështirësi. Mos harrojmë se ky bashkim lindi në një nga terrenet më të vështira siç ishte armiqësia midis Francës dhe Gjermanisë dhe bëri mrekullinë. Edhe sot jam më se i bindur se Europa jonë do të dalë më e fortë…

 

Mendoni se besimi në Europën e Bashkuar ka filluar të bjerret? Sepse po dëgjojmë, veçanërisht në mediat proqeveritare formula si “Ç’na duhet Europa” etj., etj. Sipas jush, këto opinione kanë baza reale?

Nuk më duket se kjo po ndodh realisht. Ne Shqiptarët kemi shekuj që po e kërkojmë Europën dhe mendoj se tashmë jemi më pranë se kurrë asaj. Faktet, sondazhet tregojnë qartë se tek ne shqiptarët gati-gati 98 perqind asnjëherë nuk janë lëkundur, dy objektivat madhor: integrimi në NATO dhe në BE. Si qytetarët e këtij vendi ashtu edhe klasa politike kanë parë gjithmonë tek BE dhe SHBA dy miqtë tanë më të mirë e më të ngushtë. Sa për atë që përmendni ju, i kam dëgjuar së fundi në disa media dhe analistë këto krahasime. Pa asnjë hezitim do t’i quaja ose keqdashje ose injorancë e theksuar. Ndjenja e sinqertë ndaj Bashkimit Europian dhe SHBA-ve është po aq e natyrshme sa ç’është dashuria e njeriut për lirinë dhe demokracinë. Të vjen ndot kur i dëgjon këto dokrra.

 

E megjithatë, po dëgjojmë terma si euroskepticizmi etj…

Të jesh euroskeptik nuk ka ndonjë gjë të keqe, nëse kjo do të kuptohej si një kritikë për çështje të caktuara, por me kushtin që t’i kesh njohur më parë me themel ato. Euroskeptikët made in Albania, nëse do t’i quanim kështu, për fat të keq nuk hyjnë në këtë kategori. Ata pak që shfaqen, në argumentet që përdorin duket qartë se kanë një njohje tepër të përciptë ose asfare të Europës, politikave apo institucioneve të saj. Në këtë kuptim, më tepër se euroskeptikë, këta janë qesharakë. Të kritikosh duhet më parë të njohësh apo jo? Por nëse qëllimi i tyre është edhe më i largët, për të zbehur këtë dëshirë për integrim të shqiptarëve, pavarësisht se përse bëhet kjo, për të zbehur dështimet tona në këtë proces apo më shumë apo më pak se kaq, atëherë kjo do të ishte e pafalshme dhe me dëme të pallogaritshme për të ardhmen tonë…

 

Po konkretisht… Ç’kemi përfituar ne nga Europa dhe ç’presim më prej saj, në një anëtarësim të mundshëm?

Në një emision televiziv para disa kohësh thashë me humor se nëse nuk do të ishte Bashkimi Europian dhe SHBA ne do të ishim akoma duke luftuar me shpata me njëri-tjetrin. Ka qenë sigurisht një shaka, por, siç thonë,  “në çdo shaka, ka pak shaka”. Është vendi të dimë se i gjithë procesi i integrimit Europian në të cilin ne jemi pjesë, ka në thelb të tij një postulat të thjeshtë: transformohu në një vend demokratik dhe europian dhe eja bëhu pjesë e këtij Bashkimi. Me fjalë të tjera, dëshira jonë dhe realizimi i saj për tu bërë pjesë në këtë bashkim, duke u kushtëzuar nga ndërmarrja e reformave demokratizuese dhe europianizuese, i ka bërë në fakt të gjitha qeveritë tona të impenjohen për demokratizimin e vendit. Pra, kuptohet që ky kushtëzim ka qenë veç në të mirë të vendit, sepse duke punuar për tu integruar, faktikisht kemi punuar për t’u përmirësuar dhe demokratizuar. Por më e rëndësishmja është se në këtë proces vetëpërmirësimi BE nuk na ka lënë vetëm por na ka ndihmuar shumë duke paguar. Mund t’ju them se vetëm për periudhën 99-2010 Shqipëria ka përfituar ndihmë financiare në kuotën e rreth 570 milionë Eurove e ndarë kjo sipas programeve CARDS (1999-2006) dhe prej 2007 e këtej nëpërmjet programit IPA që ndryshe përkthehet si Instrumenti i Paraaderimit. Kjo dhe ndihma të tjera në të gjitha fushat politike, ekonomike, financiare, teknike kanë bërë të mundur një ndryshim të rëndësishëm të Shqipërisë.

 

Ndoshta pyetja do t’ju duket naive, por duke pasur parasysh sit ë drejtat, ashtu dhe detyrimet.. Nëse anëtarësohemi duket se do fillojmë ne të paguajmë, apo jo? A ka ndonjë përfitim të mëtejshëm?

Pa dyshim që ne do të duhet të kontribuojmë në buxhetin komunitar si çdo vend tjetër por kjo do të ndodhë në raport proporcional me pasurinë tonë dhe nivelin tonë të zhvillimit. Në fakt BE ka një buxhet krejt të vetin i cili bazohet në kontributet e vendeve anëtare. Në këto kushte nëse Shqipëria do të bëhej vend anëtar do ti duhej ti paguante buxhetit të BE një përqindje shumë të vogël, më të vogël se 1 perqind të Produktit të Brendshëm Bruto. Kjo shume do të merret nga të ardhurat kombëtare bruto në shumën rreth 0.70 perqind, nga 0.5 e TVSH-së të mbledhur nga secili shtet, nga të drejtat doganore të mbledhura nga zhdoganimi në kufijtë e BE të produkteve që vijnë nga vende të treta dhe nga të drejtat doganore ndaj produkteve bujqësor. Ndërkohë duhet pasur parasysh se ajo çka ne do të përfitojmë do të jetë pa dyshim e madhe.

 

Çfarë konkretisht?

Më lejoni t’ju jap ca të dhëna. Buxheti i BE-së ndahet në disa fusha të rëndësishme, të cilat mund të thuhet se janë: bujqësia (pjesa kryesore gati 45 perqind e buxhetit shkon në këtë drejtim në radhë të parë si ndihmë ndaj agrikoltorëve të vendeve anëtare. Brenda të njëjtës fushë një vend të rëndësishëm zënë shpenzimet për zhvillimin rural dhe përmirësimin e kushteve të jetës në këto zona. Këtu Shqipëria ka shumë për të pritur.

Një fushë e dytë mbeten të ashtuquajturat shpenzime për kohezion dhe prosperitet (e ashtuquajtura politikë rajonale). Të dytat për nga madhësia këto shpenzime të buxhetit europian përdoren për të siguruar një zhvillim harmonik të vendeve anëtare duke zvogëluar pabarazinë mes tyre nëpërmjet zhvillimit rajonal.

Në vend të tretë vijnë shpenzimet apo ndihmat për formim edukimin dhe kërkimet dhe investimet në fushat e transportit dhe energjisë.

Më pas vijnë, ndihma humanitare, ndihma për zhvillimin dhe pjesa tjetër shpenzime administrative, për mjedisin etj. Buxheti i vitit që po lëmë pas, për shembull, pra 2011, ishte as më shumë e as më pak 141.9 miliardë €. Nga të gjitha fushat e mësipërme Shqipëria do të kishte mundësi si vend anëtar të përfitonte shume, vërtet shumë… Siç ka ndodhur dhe ndodh edhe sot me rajone ende të varfra të BE si Mezzogiorno në Itali apo Peloponezi në Greqi… Besoj nuk do të jetë e vështirë për çdo qytetar për të kuptuar se çfarë do të mund të përfitojë Shqipëria përveç të tjerave nga anëtarësimi në Bashkimin Europian. Dhe çfarë janë duke humbur qytetarët e këtij vendi nga vonesa e pamerituar.

 

Por me sa duket, ne sërish e rrezikojmë këtë vonesë të re duke mos marrë statusin e kandidatit. Çfarë duhet të bëjmë, sipas jush…?

Nuk ka një formulë mrekullie. Duhet të bëjmë atë që kërkohet për qytetarët tanë në radhë të parë dhe për integrimin e vendit në të njëjtën kohë. T’i japim fund krizës në vend, e kam fjalën për atë politike. Duhet nisur menjëherë dialogu mes pozitës dhe opozitës. Në gjykimin tim, me paketën 10 pikëshe, të negociueshme opozita e ka bërë një hap të madh pozitiv në këtë drejtim. I takon pozitës ti përgjigjet pa paragjykime. Le të nisin duke u ulur rreth një tavoline e le të nis dialogu. Me gjërat më të thjeshta më pare, duke krijuar kështu një frymë kompromisi aq të nevojshëm. Mos harrojnë se kanë një përgjegjësi të madhe mbi shpatulla. Mos integrimi i Shqipërisë në BE nëse s’prek udhëheqësit prek direkt jetën dhe perspektivën e qytetarit shqiptar. Këtij të fundit nuk mund t’i mohohet një mundësi e tillë e jashtëzakonshme. Edhe nëse statusi nuk merret sot kjo nuk do të thotë se duhet pushuar së punuari. Më shumë se të gjendet fajtori sot është e nevojshme të fillohet puna sa më shpejt.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Patozi leter Rucit Te fillojme negociatat per presidentin

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 24 here.
Patozi leter Rucit  Te fillojme negociatat per presidentin Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi Kreu i grupit parlamentar të PD-së, dhe njëherësh pjesë e grupit të mandatuarve për negociata, Astrit Patozi, i ka dërguar një letër kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçit, ku i kërkon që të fillojnë negociatat që nesër për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. “Me jemi të hapur, që duke filluar nga nesër paradite, të takohemi me...Lexo te gjithe artikullin »


» Spahiu Presidentin duhet ta duan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral
» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit