Publikuar me : 03.12.2011 Ne :
Kronike - 41 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga policia e Durrësit ditën e djeshme. Të arrestuarit, një çift burrë e grua dhe një 28-vjeçare ishin dënuar nga drejtësia italiane me nga 5 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike.
Sami Osmani, 59 vjeç, me bashkëshorten e vet 54 vjeçe si dhe një 28-vjeçare ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishin dënuar nga Gjykata e Bolzanos në Itali për trafik droge.
Për ta kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Italisë, ku do të vihen në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë. /
Mark Brunga