Publikuar me : 07.10.2011 Ne :
Kronike - 92 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dy persona janë proceduar penalisht për trafikim të mjeteve motorike nga Seksioni kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Durrës.
D.K., 34 vjeç, banues në Durrës, iu bllokua automjeti tip Volsvagen Passat me targa TR 2369 L, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi i vjedhur në Greqi, ndërsa A.K., 19 vjeç, banues në Hamallaj Durrës, iu bllokua automjeti fugon tip Opel me targa DW 860 RH, i cili rezulton i vjedhur në Itali.
Materialet procedurale iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës. /
Mark Brunga