Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Trafiku i organeve, Jeremic falenderon Bumcin per deklaraten pro hetimit

Publikuar me : 10.07.2011 Ne : Rajoni - 113 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Shqipëria është gati të bashkëpunojë për hetimin e trafikut të organeve në Kosovë.” tha kreu i delegacionit shqiptar në OSBE, Aldo Bumçi. Deklarata e Bumçit erdhi në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së ndërkohë që pretendimet mbi trafikun e organeve nga pala serbe janë mbështetur nga Dik Marti dhe prokurorja Karla Del Ponte. Në një panel ku merrte pjesë dhe ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç, Bumçi tha se Shqipëria ka bashkëpunuar më herët në këtë çështje me Tribunalin e Hagës dhe kjo është e vetmja alternativë për të pasur rezultate sa më të shpejta nga ky hetim.  Ndërkohë, duke iu referuar deklaratave të deputetit shqiptar, ministri serb Jeremiç tha se Serbia e mirëpret deklaratën e përfaqësuesit të Shqipërisë.

“Ne e mirëpresim inciativën e Shqipërisë për tu bërë pjesë e hetimit si dhe falenderojmë përfaqësuesin e saj për deklaratën.”, tha Jeremiç.

Hetimi i cili do të nisë nga një njësi speciale, vjen si rezultat i raportit shumë të kundërshtuar të Dik Martit dhe akuzave të Karla del Pontes. Kjo e fundit ka shprehur dëshirën e saj për të kryesuar hetimin e Hashim Thaçit dhe zyrtarëve të tjerë në të ardhmen. Duke pranuar bashkëpunimin në hetim, Shqipëria bie në kundërshtim me deklarimet e mëparshme. Drejtuesit e mazhorancës e kanë dënuar ashpër raportin e raporterit të KiE-së, Dik Marti ndërkohë që vetë kryeparlamentarja Topalli është shprehur se Marti keqpërdori besimin e evropianëve.  /ar/

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Parlamenti i Ukraines kthehet ne arene boksi (VIDEO)

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 61 here.
Parlamenti i Ukraines kthehet ne arene boksi (VIDEO)Deputeti i gjakosur Një deputet ukrainas është lënë i gjakosur shtrirë për tokë pas një sherri masiv në parlament. Dhuna nisi pasi një ligj i miratuar lejon përdorimin e gjuhës ruse në gjykatë, spital dhe institucionet e tjera në zonat ku ka banorë rusisht folës. I plagosuri, deputeti opozitar, Mykola Petruk, u dërgua në spital pasi mori të cacra në kokë. Parlamenti i Ukrainës është kthyer shpesh në arenë boksi. Në prill të vitit 2010 pas një sherri gjashtë...Lexo te gjithe artikullin »


» Fransua Holland per vizite ne Afganistan
» Jemen, vriten 35 anetare te Al Kaedes
» “Parate e droges shkojne per partite ne Shqiperi”
» BE-ja e bashkuar per te mbajtur Greqine ne eurozone
» Amnesty Internacional Koha per te vene njerezit para korporatave
» Mitt Romni Do te ul papunesine ne 6 perqind
» Raporti, romet ne Europe diskriminohen
» Kazakistan, vdesin 60 foshnja, hetohet materniteti
» Lavrov Konflikti sirian mund te preke edhe Libanin
» Doktori qe ndihmoi CIA-n per gjetjen e Bin Ladenit, denohet me 33 vjet burg

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit