Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Politike - 86 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Akuzat e publikuara në raportin e ish-senatorit zviceranë Dik Marti për trafik organesh në Shqipëri gjatë luftës në Kosovë, do të sjellin sot në Tiranë kryeprokurorin e EULEX-it Klint Ulliamson.
Në axhendën e kryeprokurorit të EULEX-it është parashikuar një takim sot me Zv.kryeministrin dhe njëherësh ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto.
Vizita e kryeprokurorit në Shqipëri është paralajmëruar kohë më parë nga shefi i Misionit të BE-së për Rend dhe Ligj në Kosovë, Xavier Bout de Marnhac gjatë një vizite të këtij të fundit në Tiranë.
Qeveria shqiptare është treguar e hapur dhe bashkëpunuese për çdo lloj hetimi në lidhje me akuzat e ngritura nga Dik Marti në raportin e tij të Këshillit të Europës të datës 7 janar 2011.